Në RMV ndalesa e lëvizjes së popullatës filloi prej orës 16:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00. Me këtë fillon karantina 61 orëshe për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin.
Gjatë orës policore Inspektorati Shtetëror i Tregut në çdo qytet ka ekipe kujdestare të cilat do të bëjnë kontrollin e marketeve të cilat punojnë dhe nëse kanë leje përkatëse, deklaroi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.
“Përveç marketeve të cilat janë caktuar nga Shtabi i Krizave në qytete, të tjerat nuk kanë të drejtë të punojnë edhe nëse hasen duke punuar do të sanksionohen”, theksoi Paunovski.
Sqaroi se të gjitha objektet hotelierike për të cilat është bërë procesverbal dhe janë mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, fillimisht janë dorëzuar urdhëresa pagesore për gjobë, dhe nëse nuk paguhen në afatin e caktuar, atëherë dërgohen në gjykatë.Çdo komunë ka njoftuar se gjatë orës policore këtë fundjavë do të asistojnë në plotësimin e nevojave të qytetarëve për medikamente shëndetësore. Nga komuna e Çairit njofojnë se bartja e barnave nga barnatoret do të jetë prej orës 10:00 deri në orën 20:00. Disa markete do të punojnë edhe online për qytetarët.
Gjermania nuk pret një sulm rus në territorin e NATO-s nën përgatitjet e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake ruso-bjelloruse të…
Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një…
Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi një mesazh kundër Perëndimit lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, teksa qëndroi krah për krah…
Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e sotme vendimin për të lënë postin si drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë…
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë. Ekipi…
Një rumun 36-vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të…