Categories: Uncategorized

Maqedoni e Veriut/ Kryeministri dhe Ministri i shëndetësisë shohin masat mbrojtëse në kufi (VIDEO)

Oliver Spasovski: Si po shkojnë procedurat?

Polici: Mirë, gjithçka po shkon sipas planit.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, vizituan vendkalimin kufitar në Tabanoc, për të parë se si po zhvillohen rekomandimet e Qeverisë, për kontrolle dhe marrje në pyetje tË udhëtarëve në përgjithësi, por sidomos ato që vijnë nga zonat e rrezikshme nga Koronavirusi.

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc që është një ndër pikat kufitare më të frekuentuara … vetëm për fundjavë kanë kaluar kaluar 250 udhëtarë të cilët kanë ardhur me transport të organizuar, me autobus dhe 70 të tjerë kanë ardhur në mënyrë individuale, me vetura”.

Udhëtarët e intervistuar pohonin se disa ju nënshtronin pyetjeve të policisë kufitare, ndërsa disa thonin se nuk janë pyetur aspak.

Qytetar nga Roma:

“Në zonën nga vij unë, nuk ka virus, nuk ka asgjë, është pastër momentalisht aty..është larg, sepse janë në rajonin në veri të Italisë, por nga ne jo, jemi mirë”.

Qytetar nga Miratoci:

“Nga Miratoca, komunës Preshevës…Na pyetën ku po shkoni, a keni probleme me gripin, koronavirusin”.

Qytetar nga Bujanoci:

“Jo asgjë…jojo asgjë”.

Duke pasur parasysh se pacientja e vetme që është me koronavirus nuk u ishte përgjigjigjur drejtë pyetjeve të zyrtarëve policor duke tentuar ta fsheh sëmundjen dhe çfarë do të ndërmerr shteti në situata të tillë kur udhëtarët nuk përgjigjen drejtë, kryeministri teknik Spasovski tha se këtë e len në ndërgjegjen e qytetarëve.

Oliver Spasovski, kryeministër teknik

“Kjo mbetet në ndërgjegjen e qytetarëve. Për këtë unë më shumë apeloj për ndërgjegjësim. Ka raste kur qytetarë të vendit tonë kanë qenë jashtë shteti, në Itali dhe kështu me radhë. Vijnë pa rrespektuar asnjë rekomandim, madje edhe paraqiten në vendet e punës. Për këtë apeloj që të gjithë së bashku të ndihmojmë që më sukses të përballemi me këtë virus”.

Rreth rritjes së çmimeve të mjeteve dezinfektuese dhe mbrojtëse nëpër barnatore, ai deklaroi se po presin raport dhe për këtë do të reagojnë ashpër, pasi siç tha askush nuk guxon të përfitoj në llogari të qytetarëve dhe të shëndetit të tyre dhe shtoi se do të sanksionohen ata tek të cilët do të vërtetohet kjo gjë.

Ndërkaq ministri Filipçe përgëzoi zyrtarët policor për mënyrën se si po i aplikojnë rekomandimet e tyre.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Dua ti uroj dhe ti përgëzoj të gjithë përfaqësuesit e MPB-së, të cilët në mënyrë të mrekullueshme po përballen me këtë situatë. Po respektohet algoritmi. Kjo donë të thotë se çdo pacient pyetet se na vjen, nëse vjen nga rajonet e rrezikshme bëhet intervistë shtesë se a ka qenë në kontakt me personat e sëmurë, nëse eventualisht ka simtome dhe nëse ka tërhiqet anash në një dhomë të izoluar dhe kontakton me epidemiologët nga Qendra e Shëndetit Publik dhe veprojnë në bazë të algoritmit”.

Ministri Filipçe poashtu tha se nuk ka raste të tjera të prekura me koronavirus dhe gjendja e pacientes së vetme të prekur është e mirë dhe po ajo po hyn në fazën e stabilizimit. Ata poashtu bënë të ditur se në çdo vendkalim kufitar është siguruar nga një dhomë për izolim, në rast se haset që ndonjë udhëtarë deklaron se është i prekur nga virusi.

/SHENJA/

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

2 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

3 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

3 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

3 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

3 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

4 hours ago