LSDM-ja përmes një komtese për media ka bërë thirrje deri tek të gjithë deputetët e përbërjes së re parlamentare, të dalur nga zgjedhjet e 15 Korrikut, që t’i bashkohen asaj dhe të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme, e cila ka për detyrë që të udhëheq vendin drejt anëtarësimit të plotë në BE, përcjell in7.
Kumtesa e plotë e LSDM-së:
Si një vend që në periudhën e ardhshme e presin sfida serioze, ne duhet të punojmë në mënyrë të përkushtuar që nga dita e parë dhe për rrjedhojë këto janë periudha kur nevojitet një qeveri e qëndrueshme që do të funksionojë me një mandat të plotë për të mirën e qytetarëve, një qeveri e përqendruar në ekonomi, drejtësi dhe negociata me BE.
Pas festave të Ilindenit fillon procesi i negociatave për bashkëpunim të mundshëm të koalicionit, por ajo që është e qartë është se të gjithë deputetët në parlamentin e ardhshëm do të kenë mundësinë të bashkohen me forcat përparimtare të drejtuara nga LSDM-ja që sigurojnë sukses, përparim dhe zhvillim, të mbështetur nga shumica e qytetarëve dhe bashkësia ndërkombëtare.
Koalicioni i udhëhequr nga LSDM do të jetë i hapur për të gjithë aktorët politikë, të cilët pranojnë të bashkohen në rrugën që të çon përpara, pra rrugën evropiane, rrugën e drejtësisë dhe ekonominë mbi të gjitha.
VMRO-DPMNE së pari duhet të sigurojë demokracinë për anëtarët e saj të cilët nuk mund të shprehen në një parti të tillë të kapur, dhe pastaj të sigurojnë dhe kontribuojnë për të ardhmen e vendit tonë.
Le të reformohet përbrenda, dhe të shohë se pse humbet në tre cikle zgjedhore me radhë, të pastrohet plotësisht dhe pa mëdyshje nga politikat e dëmshme të Nikolla Gruevski dhe trashëgimtarëve të tij.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…