Categories: Uncategorized

LSDM: Me BDI-në kemi rënë dakord për disa pika

LSDM ka deklaruar se nga bisedimet e zhvilluara me BDI-në për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re janë dakorduar disa pika, mes tyre respektimi i Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, por që sipas tyre ende nuk ka marrëveshje.

“Jemi të përkushtuar në kohezionin shoqëror, shoqëri të fuqishme dhe tolerante, sundimin e së drejtës dhe jemi të gatshëm që të kundërshtojmë çdo formë të nacionalizmit dhe urrejtjes. Kemi biseduar se programi eventual i përbashlt për qeverisje duhet të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe programin zgjedhor të LSDM-së dhe BDI-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Të lidhura

None found

Nga LSDM shtojnë se janë të nevojshme kuadro të përgjegjshme, të propozuara nga të dy palët.

“Partitë kanë rënë dakord për pastrim të gjyqësorit dhe për kontrollim të prejardhjes së parave dhe të kapitalit të funksionarëve, përmes një sistemi që do të përpilohet bashkërisht. Bisedimet për shumicën e re parlamentare vazhdojnë, është e nevojshme shumicë stabile në Kuvend që do të sigurojë formimin e një qeverie të re të përgjegjshme që do të shpije fuqishëm drejt rrugës evropiane”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

të fundit

Limaj vë në pikëpyetje integritetin e gjyqtarëve të Speciales dhe ngre pretendime për ndikim politik nga EULEX-i

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale, duke ngritur dyshime për integritetin e…

6 minutes ago

Vjosa Osmani kritikon institucionet: Arlinda mbeti pa mbrojtje, ndërsa pronari i një lope u arrestua

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër përmes një postimi, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohen…

6 minutes ago

Kosova mbyll në epërsi loje 45 minutat e para përballë Izraelit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Dardanët kanë dominuar…

11 minutes ago

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Neime Binaku-Isufit nga Autoriteti i Konkurrencës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka bërë…

17 minutes ago

Greqi/ Dy 21-vjeçarë shtiren si punonjës të energjisë dhe përvetësojnë mbi 210 mijë euro

Dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një vajzë e së njëjtës moshë, janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se mashtronin…

17 minutes ago

Murtezaj addresses three groups in LDK: Think about where you are taking the party

Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet dhe përçarjet e brendshme në këtë parti, duke u…

34 minutes ago