Categories: Uncategorized

Llalla: LSDM e Zaevit është e njëjta ajo parti me ideologji dhe veprime si partia komuniste Jugosllave

Mjaftoi një postim i një këshilltari deri sot i panjohur dhe aq, në rrjetin social facebook, pra Mane Manojlovski, për të parashtruar pyetjen e madhe a dallon LSDM e sotme nga ajo e shkuara?!

Me plot fjalë fyese, madje më shumë se kaq sepse ai kërkonte shfarrosjen e shqiptarëve dhe i ofendonte rëndë ata duke i quajtur madje kaçakë, jashtë çdo etike dhe me ide krejtësisht raciste, askush të paktën deri tani nga partia e tij nuk ka reaguar për tu distancuar nga qëndrimet e tij publike shumë kërcënuese dhe të ulëta.

Nga LSDM lideri i të cilës flet parreshtur për një shoqëri të barabartë për të gjithë nuk ka reagime ndaj këtyre deklaratave skandaloze.

A janë këto tregues se LSDM për të rritur rejtingun tek pala maqedonase, kthehet tek gjeneza, tek nacionalizmi i skajshëm dhe shtypës për shqiptarët si në kohën e ish liderit historik të tyre Branko Cërvenkovski?

Në këtë fushatë plot fjalor nacionalist duket se ideja e një kryeministri shqiptarë të ketë qenë ajo që e ka trazuar këtë subjekt duke kërcënuar partnerin që ia themeloi qeverinë BDI-së ,pra tre vite më parë, se me këto kërkesa maksimaliste për kreun e Qeverisë të jetë shqiptar, ajo pra partia e Ahmetit do mbetet në opozitë dhe se pozitën e kryeministrit Zaev nuk ka ndërmend ta lëshojë në rast të një fitoreje të tij.

Analisti politik dhe njohësi i mirë i rrethanave politike Arben Llalla thotë për TetovaSot se Partia LSDM e Zaevit është e njëjta ajo parti me ideologji dhe veprime si partia komuniste Jugosllave e trashëguar pas viteve 1990 nga Cervenkovski. Pra, kjo parti i llogaritë shqiptarët njerëz të kategorisë së dytë, i do shërbëtor që çdo mëngjes tja çojnë qumështin falas tek dera. “LSDM ka punuar e punon fortë që ti përçajë shqiptarët më tej ti tresë si kripa në ujë. Më vjen çudi heshtja dhe si nuk reagon partia shqiptare e cila është në koalicion parazgjedhor me LSDM, por edhe ata shqiptar që janë nënkryetar dhe funksionarë të lartë të LSDM, kur bëhen ofendime të rënda për kombin dhe kulturës shqiptare” shprehet Llalla ,analist politik . Sipas tij duket qartë se LSDM punon për dobësimin e BDI dhe zhdukjen e PDSH sepse vetëm këto dy parti janë të cilat mund ti bëjnë ballë LSDM, por edhe çdo partie tjetër shoviniste sllavomaqedonase. “Në përfundim dua të them se i madhi Arbër Xhaferi ka thënë: “LSDM-ja kultivon një nacionalizëm tinëzak, ose të kamufluar, që synon të vërë në gjumë si faktorin shqiptar ashtu edhe atë ndërkombëtar shprehet ai”.

Llalla në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje votuesit shqiptar që përpara se të votojnë duhet të mendohen mirë se kujt po ia japin votën, më mirë të votojnë për shqiptarin më të keq se sa për LSDM apo një parti tjetër jo shqiptare deklaroi Arben Lalla.

të fundit

Lanë takim për t’u “sqaruar” pas mësimit, sherr me grushte mes nxënësve në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë përfshirë në një sherr fizik.…

7 minutes ago

Flamur Noka: Do vijnë nga e gjithë Shqipëria në protestë, do kemi një bashkim të madh popullor në shesh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga Lapraka ka dhënë mesazhin e qartë të mobilizimit për protestën e…

22 minutes ago

Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë,…

56 minutes ago

Është e vdekur/ Rrëfimi për divorcin nga Xhensila Myrtezaj dhe zhgënjimi, fansat të shqetësuar për Bes Kallakun, si është gjendja e aktorit

Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që…

1 hour ago

Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale, trupi i tij është thjeshtë perfekt (FOTOT)

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane,…

1 hour ago

Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si…

Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e…

2 hours ago