Categories: Uncategorized

Lëvizja Besa shqyrton ofertën e LSDM

LSDM-ja ka intensifikuar bisedimet për formimin e koalicioneve parazgjedhore. Zoran Zaev ka takuar kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për finalizimin e marrëveshjes së mundshme. Pas takimit që zgjati për dy orë, Kasami nuk pranoi të prononcohet për Alsat.

Oferta e LSDM-së do të shpaloset në Kryesinë Qendrore të Besës. Burime nga kjo parti shtojnë se negociatat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski thotë se organet e partisë punojnë në formimin e koalicionit të madh fitues.

Jemi duke punuar në mënyrë intensive për koalicion me të gjitha partitë politike. LSDM-ja ka potencial të madh koalicionues dhe mund të flas për koalicion parazgjedhor pothuajse me të gjitha partitë në skenën politike. Pres që këtyre ditëve t’i përfundojmë të gjitha procedurat dhe ta mbyllim kapitullin e koalicioneve parazgjedhore me të gjitha partitë- SINKRON – Oliver Spasovski, Nënkryetar i LSDM-sëSINKRON – Oliver Spasovski, Nënkryetar i LSDM-së- deklaroi Oliver Spasovski, Nënkryetar i LSDM-së.

Negociatat vazhdojnë edhe me subjektet nga bashkësitë tjera etnike.

Negociojmë me partitë shqiptare, turke, serbe, rome, boshnjake dhe të gjithë të tjerët. Do ta bëjmë publik koalicionin pasi të merremi vesh me të gjithë për një koalicion të madh fitues-tha Oliver Spasovski, Nënkryetar i LSDM-së.

Ndërkohë për koalicion parazgjedhor është duke punuar edhe VMRO-DPMNE-ja. Nga partia e Hristijan Mickoskit nuk bëjnë të ditur nëse në planin e tyre ka ndonjë subjekt nga blloku politik shqiptar me të cilin synojnë koalicionin parazgjedhor. Në bllokun shqiptar deri tani është zyrtarizuar vetëm një koalicion parazgjedhor ai mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. BDI mbetet e vetme në garë, PDSH akoma nuk është përcaktuar.

të fundit

Aksident në Fier, plagosen tre të mitur! 15-vjeçari humb kontrollin mbi mjetin dhe del nga rruga

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, ku kanë mbetur të plagosur tre…

18 minutes ago

Jackson sërish ‘fundos’ Chelsean, Flamengo mposht bindshëm blutë e Londrës

Chelsea ka pësuar humbje 3-1 nga Flamengo në kuadër të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube. Skuadra…

24 minutes ago

Egli flet për jetën e saj pas daljes nga BBVA/ Ja çfarë thotë për Gjestin

Në një intervistë për emisionin "Canape", Egli Tako ka rrëfyer jetën e saj pas daljes nga Big Brother VIP Albania.…

44 minutes ago

Milani i bën ofertë Xhakës, por Bayer Leverkusen refuzon propozimin për shkëmbim

Raportimet e mediave në Itali pretendojnë se Milani i ka bërë një ofertë zyrtare Bayer Leverkusenit për mesfushorin Granit Xhaka,…

53 minutes ago

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS dalin sërish me më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” 16 vota

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e…

59 minutes ago

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin…

2 hours ago