Categories: Uncategorized

Lëvizja Besa ndahet nga LSDM-ja, në Kuvend do të veprojnë si të pavarur (VIDEO)

Në një muaj e gjysmë pas konstituimit të Kuvendit dhe një javë pasi u formuan grupet e deputetëve, Besa vendosi që në të ardhmen në Kuvend të veprojë në mënyrë të pavarur. Besa ka katër deputetë që i mori me lista të përbashkëta me LSDM-në.

Kostadin Kostadinov për TV21 tha se vendimin e këtillë e kanë sjellë bashkërisht.

Të lidhura

None found

“Vendimi që partneri ynë Besa të veprojë në mënyrë të pavarur në suaza të Parlamentit, është i përbashkët, për shkak të funksionimit më të mirë dhe më efikas të shumicës”, tha Kostadin Kostadinov nga LSDM-ja.

Në shkresën që ia kanë dërguar kryeparlamentarit Talat Xhaferi janë shkruar emrat e katër deputetëve Bilal Kasami, Kastriot Rexhepi, Fadil Zendeli dhe Bastri Bajrami ku thuhet se ata do të veprojnë në mënyrë të pavarur, por Kastriot Rexhepi i cili do t’i koordinojë deputetët e kësaj partie, tha se kjo nuk do të thotë se ata largohen nga partia.

“Kjo nuk do të thotë se ne largohemi nga partia, por se organizohemi më mirë që të punojmë në mënyrë më efikase si Besa në Parlament. Nuk kemi asnjë problem me koalicionin Mundemi dhe ky vendim që të jemi jashtë koalicionit nuk do të thotë se nuk do t’i përkrahim ligjet që do t’i iniciojë pushteti. Largimi për ne është i rëndësishëm që të jemi më afër votuesve” theksoi Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa.

Që të krijohet grupi i deputetëve sipas Rregullores duhen të paktën 5 deputetë, që do të thotë se Besa nuk do të mundet në mënyrë formale të dorëzojë kërkesë për grupin e deputetëve.

të fundit

Pas përplasjeve të 16 tetorit, protestuesi rrëfen mirëkuptimin me policinë: “Edhe këta janë shqiptarë”

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë patën një…

6 minutes ago

FIFA premton ndryshimin e nenit 27 pas rastit Balogun, ndërsa Belgjika kërkon ende sqarime për ndërhyrjen e Trumpit

FIFA ka marrë përsipër të ndryshojë nenin 27 të rregullores së saj disiplinore, pas pyetjeve të ngritura nga Federata Belge…

20 minutes ago

Police violence at student protest, family member gives update on Muhamet Skana’s condition: skull and spinal injuries and memory loss

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga…

21 minutes ago

Video/ Protesters throw Democratic Party MP Klevis Balliu into the Lana River

Një situatë vërtet komike kjo që shfaqet në video për deputetin e PD, Klevis Balliu, i cili është marrë në…

21 minutes ago

Security measures for 63 arrested during student protests to be reviewed at Tirana Court tomorrow

63 personat e arrestuar gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të protestave në Tiranë, do të dalin nesër para…

22 minutes ago

Pacolli: Institutions responsible for waste management in Pristina have been fined

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se institucionet përgjegjëse për situatën me mbeturinat në Prishtinë janë…

24 minutes ago