Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot deklaroi se “është arritur konsensus në Bashkimin Evropian për vendim për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, pa kushte”.
Vendimi, sipas Osmanit, pritet sot të vërtetohet, ndërsa më 24 mars do të zyrtarizohet nga ana e ministrave të Evropës dhe për Punë të Jashtme dhe më pastaj në Samitin e liderëve të BE-së më 26 mars në video-konferencë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Është tejet lajm i mirë, jo vetëm që paraqet arritje të konsensusit nga gjithë 27 vendet anëtare. Kjo paraqet moment historik për shtetin. Megjithatë, sot edhe gjatë ditëve në vijim duhet i njëjti të vërtetohet formalisht”, tha Osmani.
Lajmi pozitiv nga Brukseli, siç bëri të ditur Osmani, vjen pas takimit të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së ku është biseduar për zgjerimin.
Zyrtari ukrainas, Oleksandr Merezhko, është i mendimit se Presidenti i SHBA, Donald Trump, po mban anën e Rusisë për sa…
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimit të shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir…
Armando Broja nuk është as në stol për Burnleyn, që sot po luan në transfertën e Tottenhem. Futbollisti i Kombëtares…
Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të presë të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas,…
Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës të premten në mbrëmje në Beograd, për të…