Categories: Uncategorized

Lajm i mirë: Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas fundit të muajit maj, Ministria e Shëndetësisë për katër ditë me radhë njofton se përqindja e personave të cilët rezultojnë pozitiv me COVID-19, nga numri i përgjithshëm i testimeve, është më i vogël se 10%.

Gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve me coronavirus ishte treshifror. Gjithsej 137 persona filluan betejën me coronavirusit. Numri s’është aspak i vogël, por për standardet e Maqedonisë nuk përjetohet si e madhe, për shkak se në korrik kishim me nga 200 raste për 24 orë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të lidhura

None found

Ajo që opinioni po e ndjek me vëmendje të madhe është edhe numri i testimeve. Ky numër është i rëndësishëm për shkak se sa më shumë testime aq më shumë raste të vërtetuara.

Numri i testimeve është pjesë e formulës së përllogaritjes të një nga indikatorët nëse sëmundja po shuhet apo po shpërndahet.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 1 prilli deri sot, rezultati tregon se në katër ditët e fundit, përqindja e të infektuarve të rinj është nën 10%, që nuk ka ndodhur nga fundi i muajit maj.

Nëse të dhënat grupohen me javë, përsëri vjen një konkludim i fortë. Gjatë gjashtë ditëve të kaluara (pa rastet e sotme), përqindja e testimeve pozitive është 9.6%, përkatësisht në nga 1.000 testime mesatarisht ka pasur 96 të infektuar. Gjatë shtatë javëve të tjera, përkatësisht nga fillimi i qershori kjo përqindja ka qenë mbi 10%, madje përqindja shkon deri në 15%. Për krahasim, në javën e dytë të muajit qershor për 1.000 teste, mesatarisht kanë rezultuar pozitiv 154 pacientë.

të fundit

Curaçao siguron pikën e parë historike pas barazimit 0-0, Ekuadori shpërdoron rastet

Ekuadori nuk arriti të marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj Curaçaos (0-0) në një ndeshje ku dominoi…

53 minutes ago

David Raya shkëlqeu me Arsenalin, por te Spanja mbetet rezervë në Botërorin 2026

Pavarësisht se konsiderohet një nga portierët më të mirë në botë pas sezonit të shkëlqyer me Arsenalin, David Raya vazhdon…

4 hours ago

VIDEO/ Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë, Deniz Undav vendos duelin dhe kreun e grupit e lë për ndeshjen e fundit

Gjermani-Bregu i FildishtëNdeshja e dytë e Grupit E midis Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë u mbyll me fitoren e “pancerave”…

5 hours ago

Vrasje me thikë në Rrogozhinë, i riu i merr jetën fqinjit 60-vjeçar pas një konflikti të çastit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen…

5 hours ago

Deschamps pritet të bëjë tri lëvizje në formacionin e Francës për sfidën me Irakun

Didier Deschamps raportohet se është gati të bëjë tri ndryshime në formacionin titullar të Francës për ndeshjen e ardhshme të…

5 hours ago

Klopp del në mbrojtje të Van Dijkut dhe godet Van der Vaart: S’ka arsye të merret seriozisht

Jurgen Klopp ka dalë në mbrojtje të fuqishme të Virgil van Dijk pasi kapiteni i Holandës u kritikua ashpër nga…

6 hours ago