Categories: Uncategorized

Kuvendi nga ora 19:00 do të punojë pa pauzë derisa të shpërndahet

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi kumtoi se nga ora 18:00 deri në orën 19:00 do të zgjasë pauza nga debati për propozim ligjin e prokurorisë publike, ndërsa pas orës 19:00 do të vazhdojë dhe do të zgjas pa ndërprerje derisa Parlamenti të shpërndahet.

Në pjesën e pasdites të seancës nuk u dëgjua asgjë e re, përveç propozimit të Daniela Rangelovës nga VMRO-DPMNE e cila apelon, secili që është i përfshirë në ndonjë prej rasteve gjyqësore, procedura hetimore ose parahetimore, të mos jetë në debatin për ligjin.

Të lidhura

None found

Paraprakisht, gjatë diskutimit, deputetët e shumicës qeveritare edhe një herë përsëritën se miratimi i ligjit për PP do të thotë fillim i luftës kundër korrupsionit dhe krimit, ndërsa kolegët e tyre nga VMRO-DPMNE ia kthyen se e shtyjnë me forcë edhe në mënyrë të kundërligjshme, vetëm që të shpëtojë Zaevi dhe funksionarë të tjerë qeveritar nga përgjegjësia.

“Një gjë është e qartë: kjo është një luftë serioze, e madhe dhe e fundit midis mafies dhe drejtësisë.

Por ne do të kemi sukses, ju e dini. Ligji është mjeti i fundit i domosdoshëm në luftën kundër krimit të rëndë të organizuar në vendin tonë që ende nuk mund ta zhdukim, por do të kemi sukses, do ta miratojmë ligjin deri në fund të seancës”, tha Aleksandar Kiracovski dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që siç tha ai janë të sinqertë, të mos nënshtrohen para krimit dhe korrupsionit, por për të votuar zgjidhjen e propozuar.

Për këtë Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE replikoi se qytetarët tashmë bëjnë dallime mes asaj që flitet edhe asaj që bëhet, se i shohin veprat.

Sonja Mirakovska nga PRSD e vlerësoi fjalimin e Micevskit si parullë politike. Në replikën e pyeti pse kur kanë qenë në pushtet nuk e kanë miratuar ligjin e PP.

Nola Ismailovska Starova nga Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së e përkujtoi Ilija Dimovskin se ligji është miratuar në Përzinë. Lidhur me ligjin e PP, megjithatë i tha se duhet të bëhen dallime mes nenin 110 dhe rasteve të reja.

Paraprakisht, Emiliana Aleksandrova nga Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, tha se VMRO-DPMNE me qëndrimet e shprehura për ligjin e PP e çon partinë në drejtim të gabuar.

të fundit

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…

14 minutes ago

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

22 minutes ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

40 minutes ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

1 hour ago

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, niveli më i ulët në 17 vite në janar-mars

Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…

2 hours ago

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

2 hours ago