Kuvendi i Maqedonisë pritet të shpërndahet më 3 shkurt, kjo u bë e ditur sot në takimin mes kreut të KSHZ-së dhe zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani.
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski pohoi se secili prej pjesëmarrësve ta marrë përgjegjësinë e vet për organizimin e zgjedhjeve dhe qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre dhe të dalin në votim. Ndërsa zv/kryeministri Osmani shtoi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të informojë për nevojën e sjelljes së ndryshimit të Kodit ygjedhor, që janë në draft – version dhe se akoma janë në procedurë parlamentare.
Sipas tij, seanca e fundit parlamentare do të caktohet më 3 shkurt. Ai bëri apel deri tek të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve demokratike, korrekte.
Osmani theksoi se përgjegjësia e të gjithëve është shumë e madhe dhe duhet pjekur.
“Gjithmonë kur vijë në takim në KSHZ them se kësaj here duhet të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike, por kësaj here vërtet duhet të jetë kështu”, deklaroi Osmani duke potencuar se më 26 mars, në ditën e katërt të fushatës, është takimi i Këshillit Evropian, ndërsa pastaj vijojnë edhe takime të tjera lidhur me eurointegrimet.
Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas…
Një operacion i madh ndërkombëtar antidrogë, ka çuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve, si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare…
Kuvendi i Kosovës edhe në tentimin e 19-të ka dështuar të konstituohet. Ligjbërësit refuzuan për të 19 herë rresht që…
Në kuadër të operacionit “Ura”, janë sekuestruar në Itali dhe Shqipëri asete me vlerë miliona dollarë. Autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar…
Këtë të mërkurë, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët me autoritetet italiane, ku u…
Me një deklaratë publike, Hailey Bieber vendosi t’i japë fund thashethemeve për një krizë në martesën e saj me Justin…