Opinion nga Ramiz Lladrovci
Dita e zgjedhjeve po afron, gjithsesi, po afron edhe fitorja e shqiptarëve. Më shumë se kurrë, shqiptarët në rajon, me subjekte të ndryshme politike, u bashkuan, i bashkuan forcat dhe fituan.
Kështu ishte në Malësinë e Madhe dhe fitoren e madhe në Tuz. Ashtu ishte në Luginën e Preshevës, u shënua një fitore e madhe, sikur edhe deputetja shqiptare në Kroaci, në Zvicër apo Suedi, apo deputetëve në nivel lokal në Gjermani. Kudo janë bashkuar votat e shqiptarëve, kishte sukses.
Por, a mund të bashkohen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, për Kryeministrin shqiptar?
Mund të bashkohen shqiptarët, mund të bëjnë histori shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sepse, e kanë dëshmuar shumë herë se dinë si të shkruhet historia.
Kur Ali Ahmeti, e filloi sfidën për të drejtat e shqiptarëve, nuk ishte klimë aq miqësore, madje ngjau edhe lufta. Luftë që rezultoi me disa të arritura, por, a mjaftojnë ato?
Jo nuk mjaftojnë fitoret e deritashme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk mjaftojnë sepse vota shqiptare është e madhe, por, mundet më shumë, por, kush është se duhet të jetë edhe unike.
A mund të jetë unike zëri i partive për votën shqiptare? Vështirë të thuhet, por, kush e ka në dorë votën e qytetarit? Votën e qytetarit e ka në dorë vet qytetari, kur ofrohet te kutia e votimit dhe voton.
Qytetari e ka në dorë t’ju bie shqelm të gjitha maketeve e makinacioneve për tregtimin e votës. Qytetari do mirëqenie e të drejta, do kushte për jetë dhe vende të reja të punës, jo për udhëheqësit, por për vete. Andaj, qytetari për vete duhet të votoj, jo të votoj ata që e shesin votën për ndonjë pozitë te partitë maqedonase.
Këtë ka në dorë qytetari, të anashkaloj tregtarët e votës dhe të votoj shqiptarin, me ofertën e tij, sepse, më mirë se shqiptari, askush nuk ia di më mirë hallet dhe kërkesat.
Prandaj, qytetarët, pa dallim partie politike, e kanë në dorë rastin, të votojnë për Kryeministrin shqiptar. Sepse, Kryeministri shqiptar është jashtë çdo partie, është për të gjithë shqiptarët.
Rast i jashtëzakonshëm për ta bërë historinë, sot e këtu.
Këtë duhet ta bëjnë qytetarët, shqiptarët në rend të parë, për vete dhe të ardhmen e vet, jo të profiterëve apo tregtarëve të votës.
Andaj, vëllezër e motra, më 15 Korrik, thoni po votës tuaj shqiptare, për Kryeministrin shqiptar!
Botërori i vitit 2026 pritet të jetë më i madhi në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe me ndeshje që…
Këtë të hënë në orën 10:00, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), zhvillohet ceremonia zyrtare…
"Big Brother VIP" ka nisur edicionin e tij të pestë, e që në ditët e para nuk kanë munguar debatet…
Mëngjesin e sotëm, një gjeneral i lartë rus është vrarë në Moskë, pas shpërthimit makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse.…
Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë, njoftoi “shefin” e tij në…
Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka…