Categories: Uncategorized

Këto qytete ofrojnë pika testimi ndaj Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se prej sot është vënë në funksion edhe një pikë për testim për koronavirus në poliklinikën “Mlin Ballkan”. Qytetarët e Shkupit mund të testohen në katër pika: Jane Sandanski, Çento, Çair dhe Mlin Ballkan.

Nga MSH thonë se me këtë pikë është dyfishuar kapaciteti për testim të pacientëve në Shkup.

Ndërsa nga java e kaluar në funksion janë edhe pikat në: Tetovë, Shtip, Strumicë, Prilep, Ohër, Kumanovë, Koçan, Manastir, Veles, Kavadar, Gjevgjeli dhe Strugë.

“Qytetarët në këto pika duhet të shkojnë pas terminit, e jo drejtpërdrejtë. Ata që kanë simptoma të Covid-19, por edhe ato pa simptoma duhet të paraqiten tek mjeku amë dhe saktësisht të përgjigjen në anketën epidemiologjike. Në bazë të anketës, mjeku amë vlerëson nëse është i nevojshëm testimi dhe cakton termin. Në këtë proces, të përfshirë janë afërsisht 1200 mjekë amë, të cilët përveç detektimit kanë detyrë edhe ndjekjen e pacientëve”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se deri në fund të javës do të lëshohen për punë edhe disa pika tjera për testim, që sipas MSH-së do të trefishohet kapaciteti për testim.

“Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët të japin përgjigje dhe informacione të sakta në anketën epidemiologjike, si dhe t’i respektojnë masat e organeve kompetente”, thonë nga MSH.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

41 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

54 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago