22-vjecari Rilind Hoxha humbi jetën gjatë një grabitje në një lokal në periferi të Shkupit, ku ai po pinte kafe në pasditen e së shtunës së kaluar. Varrimi i tij, do të bëhet në fshatin Bellanicë të Malishevës.
Kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Kosovë. Por, dimri i këtij viti doli të jetë i fundit për të. Rilind Hoxha nga fshati Bellanicë i Malishevës ia pa sherrin një kafeje të cilën ishte ndalur për ta pirë në Maqedoninë e Veriut. Ishte nisur për në Shkup me tre shokë të tij, mirëpo gjatë një grabitjeje e cila ndodhi në një kazino në Shkup ai u përfshi nga plumbat që disa persona të maskuar kishin gjuajtur në drejtim të personave që po qëndronin ulur në ambientet e kafiterisë.
Familjarët e 22-vjecarit të ndjerë për Express kanë treguar se i biri i tyre kishte shkuar në Shkup veç për vizitë. Sipas tyre ai nuk kishte luajtur kazino apo ndonjë gjë të ngjashme.
“Veç ka qenë duke pi kafe. U përfshi në plumba. Nuk kanë ditë gjë. Ai ka ardhë në Kosovë për pushime. Bile edhe disa muaj kemi pas me e martua”, ka deklaruar një i afërm i viktimës.
Por trupi i pa jetë i Rilindit do të varroset sot pasdite në ora 16:00 në varrezat e fshatit Bellanicë të Malishevës.
Ai kishte qenë i fejuar dhe në verën e këtij viti kishte planifikuar që të martohej.
Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.…
Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe për më shumë se një arsye. Ndërsa ylli…
Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive të disa pasurive që kapin vlerën…
Në “Prime”-n e së premtes, Toney është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” për herë të dytë, duke…
Tension pas “El Clasico”. Laporta dënon largimin e Mbappé, ndërsa Fermin dhe Cubarsí bëshen çështje me gjestet dhe fyerjet ndaj…
Ditën e sotme, shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar Forcat Ajrore…