Categories: Uncategorized

Këshilli i Sigurisë vendos sot për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Këshilli i Sigurisë i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhje në të cilën duhet të diskutojë dhe të sjellë vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, pas përhapjes së pandemisë Kovid-19.

Në vend deri më tani ka gjithsej 974 pacientë të diagnostifikuar me Kovid-19, pasi që dje u regjistruan 66 raste të reja. Të shëruar janë 98, ndërkaq ndërruan jetë 45 persona.

Të lidhura

None found

Gjendja e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 30 ditëve u shpall më 18 mars. Atëherë ishin gjithsej 41 persona të sëmurë.

Qeveria, në mbledhjen e 41-të, të mabjtur më 14 prill solli vendim që presidentit Pendarovski t’i parashtrojë propozim për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, së bashku me raportin për aktivitetet e ndërmarra deri më tani nga institucionet shtetërore, në të cilin argumentohet se për përballje të suksesshme me koronavirusin në shtet nevojitet gjendje e jashtëzakonshme.

Presidenti Pendarovski, para disa ditëve paralajmëroi se gjasat janë të qarta dhe të mëdha për t’u shpallur 30 ditë të tjera gjendje e jashtëzakonshme, sepse gjendjet e brendshme të cilat nuk eskalojnë, por nuk janë reduktuar dukshëm, ende kërkojnë lloj të tillë të angazhimit nga të gjitha institucionet kompetente dhe lloj të tillë të gjendjes.

Në mbledhjen e sotme, siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile janë hospitalizuar gjithsej 57, prej të cilëve 14 në mbështetje oksigjeni dhe gjashtë në ventilim mekanik.

Në Spitalin “8 Shtatori” gjithsej janë hospitalizuar 34 persona. Në makinë respiratore janë gjashtë pacientë, ndërsa tetë pacientë janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

Në Spitalin e Manastirit janë hospitalizuar gjashtë pacientë, të gjithë në gjendje të përmirësuar.

Në Spitalin në Shtip po mjekohen gjithsej tetë pacientë, të gjithë janë në gjendje stabile ndërsa kushte shtëpiake po ndiqen edhe 17 pacientë të tjerë.

Rasti i parë me koronavirus në vendin tonë u regjistrua më 26 shkurt të këtij viti, ndërsa ora policore për herë të parë në tërë territorin e vendit u vendos më 22 mars.

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

1 hour ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

1 hour ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

1 hour ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

1 hour ago