Categories: Uncategorized

Kam fakte kur flas për “Perandorinë e unazave”

Kanë vazhduar përplasjet e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, me drejtuesit e partisë Alternativa. Thaçi ka treguar dje dy libra të botuara, ndërsa akuzon krerët e partisë Alternativa se janë të kriminalizuar dhe mbështeten nga qarqe të ndryshme antishqiptare.

“Perandoria e këtyre unazave, njerëzve të korruptuar, të kriminalizuar… që janë të inkriminuar në politikën shqiptare dhe përdorin beteja politike, dhe përdorin në mënyrë jokorrekte para dhe financa që nuk dihet se prej nga vijnë, dua edhe njëherë t’ju dëshmoj me fakte, me argumente, se këta njerëz janë pjesëtarë të gjithë të një shtypshkronje, se unë e flas shumë mirë gjuhën shqipe. Këta njerëz janë një grup privat, të cilët duhet të japin llogari për këta financa. Unë nuk jam njeri që flas pa fakte dhe pa argument”, tha Thaçi. Ai ka treguar librin, ku botues paraqitet Adnan Ismaili, ndërsa në njërin redaktor është Zeqirja Ibrahimi dhe në tjetrin autor është Bejtulla Demiri, derisa redaktor teknik paraqitet Afrim Gashi.

Të lidhura

None found

“Do të jap fakte që e dëshmon katërcipërisht atë që e kam thënë se këta njerëz janë të implikuar. Libri është ‘Pesë temat e arta të Kuranit famëlartë’. Botues është Adnan Ismaili, redaktor gjuhësor është mistreci Zekirija Ibrahimi, redaktor teknik A.G, ky është fakt që duhet institucionet të sqarojnë se ku i kanë marrë paratë, sa para ka marrë për këtë redakturë gjuhësore, sa ka paguar tatim për këtë dhe pastaj jemi në rregull. Unë me përgjegjësi morale them se ky personi Z.K nuk e ka përkthyer këtë libër, e ka marrë librin e ka çu në Shqipëri te ekspertët, i ka paguar 300 apo 400 euro se atje ka me mijëra ekspertë, ndërsa vet e ka marrë honorarin”, tha Thaçi. Ai më tej ka folur edhe për librin e dytë të titulluar “Islami dhe Politika” të autorit Bejtulla Demiri.

“Fakti i dytë është libri në maqedonisht ‘Islami dhe politika’, ku autor është Bejtulla Demiri. E njoh mirë, ka qenë në PDSH, dhe ky është person i dyshimtë i shkollave të ‘unazave’. Edhe në këtë libër, botues është Adnan Ismaili, redaktor teknik Afrim Gashi. Edhe këtu vërtetohet se qarku i hajdutëve, i të kriminalizuarve, vazhdon me unaza më poshtë. Apeloj që ata mos merren me mua se unë flas mirë apo nuk flas mirë, a është unaza simbolikë e atillë apo e këtillë. Ata duhet t’u përgjigjen këtyre fakteve, këtyre dëshmive dhe këtyre argumenteve. Kështu ka me mijëra, kur ky libër shumëzohet me 5 mijë euro në mijëra kopje, dalin shuma të mëdha. Kur kjo funksionon në kuadër të politikës dhe kur kjo politikë tenton ta akulturojë kombin tim, unë duhet të reagoj me fjalor, me deklarata dhe me fakte”, tha Thaçi./koha

të fundit

ZYRTARE/ Befasoi me ekipin e tij në Champions, futbollisti firmos për 5 vite me madrilenët

Atletiko Madrid forcon mesfushën me Morten Hjulmand i cili vjen nga Lisbona. Ai ka firmosur deri në vitin 2031, ndërsa…

31 minutes ago

Berisha kritikon Ramën për samitin e NATO-s dhe 4 mln eurot për Kanye West: Fyerje për shqiptarët, bashkohuni sot në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për…

1 hour ago

Jorida Tabaku: Pensionistët po i afrohen varfërisë ekstreme, Rama ka mbetur te vetëviktimizimi dhe shpikja e armiqve, propaganda s’e mbulon dështimin ekonomik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po përpiqet…

1 hour ago

Changes to the tobacco law: cigarette smoking may be allowed only for members of private clubs

Është dorëzuar një amendament për Ligjin për mbrojtjen nga pirja e duhanit, i cili ndodhet në procedurë parlamentare, me të…

1 hour ago

Analyst warns of deadlock and new elections if parties fail to find a compromise

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, liderët e partive politike kanë intensifikuar takimet në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për…

1 hour ago

Kosovo commemorates the victims of Srebrenica: Without truth there is neither justice nor peace

Me thirrje për ruajtjen e së vërtetës historike, drejtësi për viktimat dhe kundërshtim të mohimit të krimeve, u shënua Dita…

2 hours ago