Nesër apo më së voni deri të martën do të të jenë të njohur emrat e zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Ai i qujati spekulime publikimin e emrave që dolën në disa portale, duke konfirmuar vetëm se BDI do të ketë 5 zëvëndës-ministra.
“BDI do të ketë 5 zëvendësministra, zv/ministër të Brendshëm, Zv/ministër të Mbrojtjes, Zv/ministër të Transportit dhe Lidhjes Zv/ministër të Shëndetësisë dhe Zv/ministër të Drejtësisë. Do të ketë edhe 5 sekretarë shtetërorë”, tha Grubi.
Ndërsa sa u përket sekretarëve shtetërorë, Grubi shpalosi vetëm dy: Sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik dhe Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, ndërsa për tre të tjerët tha se do të emërohen gjatë javës tjetër.
“Me LSDM-në kemi rënë dakord rreth shpërnarjes së pozitave të zv/ministrave dhe sekretarëve shtetërorë si dhe ndarja bazike e disa vendeve të drejtorëve. Kjo nuk është një ndarje por ndërrim i resorëve. Psh: Posta me MEPSO, ose Fondi për sigurim invalidor me Biro për siguri Publike. Dmth bëhet fjalë vetëm për ndërrime të vendeve të drejtorëve”, deklaroi Grubi.
Edhe pse Grubi nuk zbuloi emrat të cilët do të ulen ne kolltuqet e zëvëndësministrave, përflitet se në Shëndetësi do të jetë Ilir Hasani, në Drejtësi, Agim Nuhiu, në Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi dhe në Mbrojtje Bashkim Hasani, në MPB Nazim Bushi, Ajo që është zyrtare se PDSH ka emëruar Fatmire Isakun si zëvëndës ministre e Jashtme. Ndërsa as nga LSDM nuk zbulojnë emra por nga aty thonë se ende ka konsultime partikae për emërime të zëvëndësministrave.
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…