Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri teksa shkruan në Facebook, se testimi i bërë sot paradite rezultoi pozitiv.
None found
“Të nderuar miq, familjarë, dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokolleve, sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite”, shkruan Bekteshi.
Sipas Bekteshit, nuk ka asnjë simptomë dhe se familjarët e tij në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.
“Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokollet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja. Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! Shëndet e mbarësi për të gjithë!”, shkruan Bekteshi.
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin e energjetikës, duke thënë se…
Institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian, UEFA, i ka besuar rolin e arbitrit kryesor në ndeshjen Bjellorusi – Shqipëri…
Modelja dhe moderatorja italiane, Melissa Satta, ka tërhequr vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj në “Il Festival dello Spettacolo”…
Sipas raportimeve të mediave britanike, presidenti francez Emmanuel Macron ka ndërmarrë një iniciativë të papritur për ta bindur bashkëkombësin e…
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, dokumentin që përcakton vizionin, objektivat…
Shqipëria konsiderohet një nga dy vendet pararojë të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian, por përshpejtimi i negociatave me…