Categories: Uncategorized

Hetoi lidhjet e politikës me mafien, rrëfehet autori që eliminoi gazetarin bashkë me të fejuarën

Rreth dy vjet pas vrasjes së gazetarit investigativ sllovak Jan Kuciak dhe së fejuarës së tij Martina Kusnirova dorasi i pandehur papritur e ka pranuar akuzën.

Deri tani i akuzuari Miroslav Marcek, një ish-ushtar 37-vjeçar, nuk e pranonte fajin. Ai akuzohet, se ka vrarë duke qëluar me armë dy 27- vjeçarët. Të hënën (13.01) pas leximit të aktakuzës ai dha një dëshmi duke e pranuar fajin.

Ai tha, se atëherë pati trokitur në derën e shtëpisë së Kuciak në një periferi të Bratislavës dhe e pati qëlluar në krahëror gazetarin, kur ai i hapi derën, deklaroi Marcek para trupit gjykues në Pezinok. Më pas ai kishte parë që në shtëpi ndodhej një person i dytë. “Ajo vrapoi në kuzhinë dhe unë e qëllova atë atje”, shtoi 37-vjeçari. Ai u kërkoi falje të afërmve të të dy viktimave.

Përveç Marcek të akuzuar si porositës të vrasjes janë Marian Kocner dhe Alena Zsuzsuova. Kjo e fundit duhet të ketë organizuar kontaktin me Marcek. I akuzuari kryesor në proces, 56-vjeçari Kocner deklaroi në të kundërt, se ai nuk e ka porositur vrasjen e Kuciak. Prokuroria e akuzon Kocner, se ka porositur vrasjen e gazetarit investigativ, pasi një përpjekje për t’i bërë presion atij të heqë dorë nga investigimi kishte dështuar.

Lidhje me mafien

Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova më 21 shkurt 2018 u vranë në shtëpinë e tyre në fshatin perëndimor të Sllovakisë Velka Maca. Gazetari më parë kishte hulumtuar për lidhjet e politikës me biznese jo transparente.

Reportazhi i tij i transmetuar pas vdekjes së gazetarit për lidhjet e mundshme të klaneve të mafies italiane me punonjës të qeverisë sllovake shkaktkoi demonstrata masive kundër korrupsionit dhe abuzimit me paratë e fondeve të ndihmës të BE-së. Si rrjedhojë kryeministri prej një kohe të gjatë në post. Robert Fico, shumë ministra si dhe presidenti i policisë dhanë dorëhejen./DW/

të fundit

Gazment Bardhi “falenderon” shqiptarët për humbjen: Mirënjohje, jam shumë i lumtur

Drejtusi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi ka mbërritur në selinë blu sëbashku me drejtuesin politik të qarkut të…

11 minutes ago

Rezultati zhgënjyes në zgjedhje, largohet nga politika deputeti i PD

Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të…

46 minutes ago

Deputeti italian shfaqet në Parlament i veshur si fantazmë për “të trembur” Melonin

Deputeti italian Riccardo Magi, sekretar i Più Europa, hyri në Dhomën e Deputetëve i veshur si fantazmë për të protestuar…

58 minutes ago

Galatasaray fiton Kupën e Turqisë

Galatasaray rrëmben Kupën e Turqisë për të 19-tën herë. Në finale kundër Trabzonsporit iu deshën pesë minuta për të zhbllokuar…

1 hour ago

Vazhdon gara brenda PD për mandatin në Tiranë/ Jorida Tabaku fiton terren ndaj Alimehmetit! Futet në listën fituese

Jorida Tabaku ka grumbulluar 9572 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti 9037 vota. Ky rezultat mund të ndryshojë deri në hapjen e…

1 hour ago

Rikuperohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gati për duelin me Serbinë

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka marrë lajme të mira nga infermieria, pak javë para duelit të zjarrtë me Serbinë. Ernest…

2 hours ago