Vendet e rajonit javën e ardhshme pritet përfundimisht të marrin vendim për kalimin e lirë dhe hapjen e kufijve, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Edhe pse qëndrimi i autoriteteve shëndetësore ishte i njëjtë edhe javën e kaluar, ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të rajonit do të ketë epilog në takimin e ardhshëm onlajn midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bullgarisë dhe Greqisë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin “Rruga drejt” në TV Alsat-M, tha se meqë gjendja epidemiologjike është e ngjashme në të gjithë rajonin, autoritetet e vendeve të rajonit paralajmëruan këshill koordinues për veprim të përbashkët në sjelljen e vendimeve për luftë kundër pandemisë.
Por, paraprakisht duhet të hiqet kushti për test PCR që të kalohet kufiri.
Pritet javën e ardhshme një koordinator i Ministrisë së Shëndetësisë para përfaqësuesve të vendeve të tjera ta prezentojë gjendjen në vend me Kovid-19, pas së cilit në takim të ri duhet të dakordohet politikë e përbashkët për kufijtë.
TikTokerja Suada Muça është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…