Categories: Uncategorized

Grubi: Synojmë të shembim murin e fundit në Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më 15 korrik do t’u drejtohen kutive të votimit. Ndërkohë, BDI ka propozuar se ka ardhur koha që vendi të ketë një kryeministër shqiptar.

Deputeti i BDI, Artan Grubi në një intervistë për Abc News dha më shumë detaje për situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Deputeti theksoi se gjasat janë që për herë të parë Maqedonia e Veriut të ketë një kryeministër shqiptar.

Sipas tij, BDI erdhi me këtë propozim në këto zgjedhje për të shembur murin e fundit. Grubi thekson se një gjë e tillë mund të arrihet siç u arrit me kryetarin e Kuvendit në vitin 2016 dhe më herët me ministra.

“Kemi dalë me një premtim të guximshëm, që të shembin edhe murin e fundit. Për herë të parë një parti shqiptare në Maqedoni garon me një kandidat për kryeministër. Nuk ka pasur asnjëherë shqiptar kandidat.

Gjithmonë kryeministri ka qenë nga LSDM ose VMRO-DPMNE. Ne duam që këtë binom maqedonas ta rrënojmë, duke imponuar një kryetar të qeverisë shqiptar. Këtë e bëmë në vitin 2016 me kryetarin e Kuvendit. Një kryeministër shqiptar në Maqedoni arrihet ashtu siç ndodhi me kryetarin e Kuvendit. Në të kaluarën kemi arritur edhe me ministrat.  Shpresojmë që vota e BDI dhe e shqiptarëve të jetë vendimtare dhe ne të përcaktojmë kush do jetë kryetari i këtij vendi, me gjasë një shqiptar.

Të gjitha partitë politike kanë dorëzuar listat, por ne u bëjmë apel që të na bashkangjiten pas shpalljes së rezultateve në përpjekje të përbashkëta për kryeministrin e parë shqiptar. BDI nuk e kërkon kryeministrin për vete”, tha ai.

të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…

8 minutes ago

Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO)

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…

15 minutes ago

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha

Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar…

44 minutes ago

Big Brother VIP/ Çfarë aleance, unë me atë? Miri habit për Stinen: Do t’i fus shkelmin…

Mbrëmjen e djeshme, ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë…

1 hour ago

Miliona dollarë për 17 minuta, Jake Paul rekord fitimesh në historinë e boksit

Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri britanik Joshua, “hodhi në…

2 hours ago

Kryeministri deklaroi se do pengojë kërkesën e SPAK/ Reagon Bardhi: Me urgjencë duhet t’i hiqte imunitetin Ballukut, Rama po kërkon të blejë kohë, e di se rrethi po ngushtohet

Kryetari i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me imunitetin e…

2 hours ago