Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës parazgjedhore, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), ka filluar misionin special për vlerësimin e zgjedhjeve, ndërsa partitë në pajtim me rekomandimet për parandalimin e koronavirusit, kryesisht do të zhvillojnë fushatë online.
OSBE/ODIHR dje informoi se ka filluar me misionin special për vlerësimin e zgjedhjeve, si vazhdim i monitorimit të procesit zgjedhor që u parapanë për më 12 prill, por u anuluan për shkak të pandemisë COVID-19.
None found
“Një ditë pas zgjedhjeve, ODIHR do t’i publikojë përfundimet preliminare për procesin zgjedhor. Raporti përfundimtar me vlerësim për të gjithë procesin zgjedhor, që përmban rekomandime, do të publikohet afërsisht dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve”, informuan nga ODIHR.
Ndërsa KSHZ theksoi se është e hapur për bashkëpunim dhe i ftoi përfaqësuesit e misionit të ODIHR të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e tyre, me qëllim që të sigurohet proces i suksesshëm zgjedhor.
Ndërsa edhe pse nesër nis zyrtarisht fushata, partitë politike nuk kanë nguruar që të realizojnë takime me qytetarët dhe të bëjnë thirrje që të votohen.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…