Categories: Uncategorized

Frika nga koronavirusi, aeroporti i Shkupit dhe Ohrit shton masat

Udhëtarët nga Milano dhe nga Venecia të cilët arrijnë në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit do të plotësojnë një pyetësor për coronavirusin, që është edhe një hap më lartë për ngritjen e nivelit të kontrollit pasi ka gjithnjë e më shumë të sëmurë në Evropë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje njoftoi se numri i të infektuarve në rajonin evropian është 3,365 pacientë dhe se vendet e reja në të cilat është përhapur virusi janë Andorra, Letonia dhe Portugalia

“Konform asaj që gjithnjë e më shumë njerëz të infektuar ka në Evropë dhe në përputhje me masat më rigoroze të njoftuara nga autoritetet italiane për rajonin verior, ne kemi vendosur të bëjmë një hap tjetër drejt ngritjes së nivelit të kontrollit që do të thotë për udhëtarët në aeroplanin WizzAir nga Milano dhe Venecia në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit do të duhet të plotësojnë një lokator-kartë shëndetësore të dakorduar nga linja ajrore e cila do të lejojë një kontroll të mirë dhe ndjekje të udhëtarëve”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Udhëtarët në pyetësor do të duhet të lënë detaje se në të cilën adresë qëndrojnë, në mënyrë që nëse pas një numri të caktuar ditësh lajmërohet ndonjë udhëtar me simptoma ta kenë më lehtë ta gjejnë.

Dje pasdite, nga Ministria e Shëndetësisë informuan se edhe një person në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile është testuar për coronavirus, por rezultati ka qenë negativ.

E vetmja paciente e cila është e hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive është mirë dhe gjendja e saj shëndetësore gjithnjë e më shumë është duke u përmirësuar.

Ministri bëri apel deri te qytetarët që t’i zbatojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi dhe nëse nuk është e nevojshme, të mos udhëtojnë në rajone të rrezikuara, ndërsa të gjithë që kthehen në vend të jenë të ndërgjegjshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje.

të fundit

Horoskopi 18 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Të gjithë ata që janë në një lidhje do marrin bekimin e yjeve gjatë kësaj dite. Do i harroni…

5 hours ago

Ndërpritet procesi i numërimit të votave të diasporës tek “Parku Olimpik”, fiken monitorët

Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. Siç shihet edhe nga fotoja janë fikur të monitoret ku…

5 hours ago

Kr*met zgjedhore/ Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i sekuestrohet celulari me urdhër të SPAK, kontrolle edhe në banesë

Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK. Më tej bëhet me dije se është…

6 hours ago

Incidenti me Gjestin, Jozi rrëfehet: Ishte shp*rthim emocional! Ja çfarë më tha familja

Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big…

6 hours ago

Plagosja në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat…

6 hours ago

Dh*në ndaj partneres në Zvicër? Jozi flet për herë të parë: Mundet të dalë dikush me prova!

Jozefin Marku ka folur për herë të parë në “Goza dhe Gra”, pas incidentit në BBV. Ai iu përgjigj pyetjes…

7 hours ago