Klinika Infektive në Shkup ka reaguar pas kritikave kritikat nga nëna e foshnjës katër muajshe që u infektua me koronavirus.
“Në këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe punën që e bëjnë punonjësit e Klinikës Infektive në luftën kundër coronavirusit, deri tani nuk kemi pasur reagime apo pakënaqësi nga trajtimi në klinikë. Në vjen keq që një pakënaqësi të tillë e marrim vesh nga mediat sociale, dhe jo gjatë shërimit që zgjati 14 ditë”, thuhet në demantin e klinikës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo klinikë i demantojnë në mënyrë të plotë të thënat e nënës së foshnjës e cila thotë se “po rrinë në spital dhe asnjë mjek gjatë asaj kohe nuk ka ardhur t’ju tregojë rezultatet e testimeve për Covid-19”.
“Sqarojmë se nënës disa herë i është sqaruar gjendja shëndetësore e fëmijës. Fëmija vazhdimisht është kontrolluar”, shprehen nga klinika duke shtuar se nënës i janë siguruar të gjitha kushtet si ujë të nxehtë, kozmetikë për foshnjën dhe produkte tjera.
Ata thonë se sot nuk do të lirohen nga spitali për shkak të fëmijës që ka rezultuar negativ po për shkak pritjes së rezultateve të nënës.
“E rëndësishmja është se edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shprehen nga klinika duke sqaruar se po kuptojnë mosdurimin e pacientëve por duhet të respektohen të gjitha protokollet.
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët…
Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka mbaruar “Big Brother VIP 4”, publiku është shumë kurioz që të dijë…
Modelja dhe influencuesja Xheneta Fetahu ka reaguar pa dorashka ndaj një komenti të lënë nga një ndjekëse në rrjetet sociale,…
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" për Krenar Velaj, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një…
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka konfirmuar ambicien e tij për të fituar çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, duke theksuar…
Në një pamje që tronditi shumëkënd, Vishwash Kumar Ramesh, i vetmi që arriti të mbijetojë nga përplasja fatale e avionit…