Categories: Uncategorized

Forumi i Gruas dhe rinia e BESËS shpërndajnë maska dhe doreza në Tetovë

Sot, aktivistë të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA si dhe përfaqësuese të Forumit të Gruas, kanë shpërndarë mjete mbrojtëse si ndaj COVID-19 , maska dhe doreza në qytetin e Tetovës.

Ky aksion vjen menjëherë, pasi që rekomandimet e fundit nga ana e institucionëve kompetente, obliguan mbajtjen e maskave dhe dorezave për t’u mbrojtur qytetarët nga kjo pandemi.

Aksion i ngjajshëm nga ana e Lëvizjes BESA për shpërndarjen e maskave dhe dorezave do të realizohet edhe në disa qytete të tjera gjatë javës që vjen.

Në vazhdim e keni deklaratën për media të anëtares së kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Hatije Etemi;

“Duke parë dhe ndjekur situaten e cila është krijuar nga pandemia e Covid-19, ne si Forum i Gruas bashkë me Forumin Rinor të Lëvizjes BESA, morrëm iniciativë sensibilizuese për shpërndarje falas të një sasie simbolike të maskave si mjete mbrojtëse të cilat pas lehtësimit të orës policore janë bërë të detyrueshme për ti patur çdo qytetar që del në ambient publik. Këtë betejë me virusin COVID-19 mund ta fitojmë vetem duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore prandaj sot përmes këtij aktiviteti tonë dëshirojmë të dërgojmë një mesazh se duhet të kemi vullnet të plotë dhe të angazhohemi maksimalisht për të ruajtur shëndetin individualisht por edhe të atyre që na rrethojnë. Këtë aktivitet që sot kwmi nisur në Tetovë nga java që vjen do e vazhdojmë edhe në disa qytete tjera duke dashur që të tregojmë rendesinë e mbrojtjes së shëndetit të gjithë qytetarëve.Nesë respektojmë në përpikmëri rekomandimet normalisht që edhe masat restriktive gradualisht so lirohen dhe do ti kthehemi normalitetit”.

Ju faleminderit.

Lëvizja BESA

të fundit

Kaos në Nepal, mbi 900 të burgosur arratisen mes protestave të dhunshme

Nepali po përballet me një valë trazirash të paprecedentë, pasi protestat e dhunshme të së martës përfunduan me arratisje masive…

8 minutes ago

FOTO/ Egli Tako ‘provokon’ nga Mali i Zi, ish-banorja ekspozon të p*smet me bikini!

Egli Tako, finalistja e “Big Brother Vip Albania 4”, vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar të momentit…

13 minutes ago

Joz Marku ishte i ftuar për të kënduar, djemtë e Tom Doshit i bëjnë të papriturën (VIDEO)

Jozefin Marku është kthyer në këtë sezon veror ndër këngëtarët me të rezervuar për dasma e gëzime familjare, në Shqipërinë…

20 minutes ago

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht përballë Letonisë. Sfida…

30 minutes ago

Nepali përgjunjet nga protestat e “Gjeneratës Z”, i vihet flaka Parlamentit dhe shtëpive të politikanëve/ Gruaja e ish-kryeministrit digjet e gjallë

Gruaja e ish-kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal ka vdekur pasi u dogj e gjallë kur shtëpia e saj shpërtheu…

1 hour ago

FOTO/ Pas ndarjes nga Meritoni, Ilnisa Agolli nis një histori të re dashurie?

Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli ka tërhequr sot vëmendjen e publikut me një postim të veçantë në rrjetet sociale, duke…

1 hour ago