Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se dy turistë po testohen për koronavirus. Filipçe njoftoi se ekipet e mjekëve tashmë kanë marrë mostra për testime dhe se pritet rezultate, derisa dy turistët mbeten të izoluar në një hotel në Shkup.
“Mëngjesin e sotëm dy qytetarë të huaj të cilët janë vendosur në një hotel në Shkup kanë informuar se kanë arritur në vendin tonë me 28 shkurt, ndërsa dy ditët e fundit kanë simptome të gripit. Njëri është shtetas i Australisë ndërsa tjetri i Singaporit dhe të dy kanë ardhur me fluturimin nga Kelni”-pohoi Filipçe.
Filipçe deklaroi se pas konsultimit me ekspertë, Ministria e Shëndetësisë do të parashtroj kërkesë deri tek qeveria që mos të mbahen tubime publike deri më 13 mars, respektivisht deri të premten tjetër.
“Në seancën e qeverisë do të bisedojmë për masën e ndalimit të tubimeve publike, gjithkund ku do të ketë tubime masive ku marrin pjesë edhe shtetas të huaj ne do të rekomandojmë që të ndalohen. Kjo masë tani është në fuqi deri më 13 mars. Për çdo ndryshim eventual, pas kësaj date ne do të dalim me komunikatë”-theksoi Filipçe.
Ministri Filipçe gjithashtu theksoi se me përmirësimin e motit pritet që ndjeshëm të bie numri i të sëmurëve nga gripi sezonal, por që ende nuk dihet se si do të ndikon kjo tek virusi korona.
“Gripi sezonal, presim që numri i të sëmurëve të zvogëlohet, sot në mëngjes kishte 30 pacientë, por ja me rritjen e temperaturave presim që ai numër të bie edhe më shumë. Ajo që është e panjohur, është se si do të zhvillohet virusi korona. Nuk jemi të sigurt se sa rritja e temperaturave do të ndikoj edhe ndaj virusit Korona”-deklaroi Filipçe.
Një moment sa befasues aq edhe komik, u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk…
Postimi i Ramës: LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit…
Pas një operacioni të policisë greke në Thrakomakedones të Athinës, është arrestuar një 32-vjeçar nga Saranda. Policia ka kryer kontroll…
Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen…
Ditën e sotme, Papa Leo XIV inaugurohet në një meshë në Sheshin e Shën Pjetri, duke shënuar kështu edhe fillimin…
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, lidhur me…