Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi gjatë ditës së sotme janë testuar 43 persona ndërsa tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv, me këtë numri i përgjithshëm shkon në 70.
“Nga tre pacientët e rinj, njëra ka udhëtuar në Serbi, gjyshi dhe gjyshja e vajzës së diagnostikuari në Shtip kanë rezultuar pozitiv. Dhe një pacient i mëngjesit të sotëm nga Shkupi. Qytete ku ka të sëmurë janë Shkupi,Dibra, Gostivari, Shtipi dhe Ohri”
None found
Filipçe njoftoi se të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore përveç pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.
“Të gjitha pacientët janë në gjendje relativisht e mirë, pacientja në makinë me oksigjen është në gjendje kritike dhe po lufton për jetën por është vërtet në gjendje kritike nga mbrëmja e djeshme”-tha mes tjerash Filipçe.
Ministri njoftoi edhe për aparatet për frymëmarrje që tashmë janë siguruar dhe për 200 tjerë që janë siguruar si donacion nga Kina.
“Kemi vetëm një pacient ne aparat të frymëmarrjes, kurse momentalisht kemi 120 aparate në dispozicion. Do të presim edhe aparate tjera së shpejti. Kina do të na sigurojë edhe 200 respiratorë. Kemi një problem me respiratorët që tashmë i kemi siguruar, janë bllokuar në Brazil, por shpresojmë shumë shpejt shpresojmë t’i zhbllokojmë.”-tha mes tjerash Filipçe.
Filipçe gjithashtu mes tjerash njoftoi edhe për testet me virusin korona.
” Do të bashkohen kapacitete e klinikës Zhan Mitrev dhe ISHP-së. Rreth testimit, në vendin tonë gjithsej janë bërë 888 testime. Për momentin ISHP-ja ka në dispozicion 1400 teste, do të marrim edhe 1000 tjera si dhe donacion do të kemi edhe 1000 tjera. Kemi vendosur të hapim dy qendra për testimin e personave që dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi, ato do të jenë në dy klinika, në atë të Çairit dhe në Jane Sandanski, por do të funksionojnë vetëm me termine nëpërmjet telefonit”-tha Filipçe.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…