Categories: Uncategorized

Filiçe: 3 raste të reja me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi gjatë ditës së sotme janë testuar 43 persona ndërsa tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv, me këtë numri i përgjithshëm shkon në 70.

“Nga tre pacientët e rinj, njëra ka udhëtuar në Serbi, gjyshi dhe gjyshja e vajzës së diagnostikuari në Shtip kanë rezultuar pozitiv. Dhe një pacient i mëngjesit të sotëm nga Shkupi. Qytete ku ka të sëmurë janë Shkupi,Dibra, Gostivari, Shtipi dhe Ohri”

Filipçe njoftoi se të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore përveç pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.

“Të gjitha pacientët janë në gjendje relativisht e mirë, pacientja në makinë me oksigjen është në gjendje kritike dhe po lufton për jetën por është vërtet në gjendje kritike nga mbrëmja e djeshme”-tha mes tjerash Filipçe.

Ministri njoftoi edhe për aparatet për frymëmarrje që tashmë janë siguruar dhe për 200 tjerë që janë siguruar si donacion nga Kina.

“Kemi vetëm një pacient ne aparat të frymëmarrjes, kurse momentalisht kemi 120 aparate në dispozicion. Do të presim edhe aparate tjera së shpejti. Kina do të na sigurojë edhe 200 respiratorë. Kemi një problem me respiratorët që tashmë i kemi siguruar, janë bllokuar në Brazil, por shpresojmë shumë shpejt shpresojmë t’i zhbllokojmë.”-tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe gjithashtu mes tjerash njoftoi edhe për testet me virusin korona.

” Do të bashkohen kapacitete e klinikës Zhan Mitrev dhe ISHP-së. Rreth testimit, në vendin tonë gjithsej janë bërë 888 testime. Për momentin ISHP-ja ka në dispozicion 1400 teste, do të marrim edhe 1000 tjera si dhe donacion do të kemi edhe 1000 tjera. Kemi vendosur të hapim dy qendra për testimin e personave që dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi, ato do të jenë në dy klinika, në atë të Çairit dhe në Jane Sandanski, por do të funksionojnë vetëm me termine nëpërmjet telefonit”-tha Filipçe.

të fundit

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë kundërpërgjigje të ashpër të Rusisë ndaj Ukrainës: Reagimi i plotë ende nuk ka ardhur

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Rusia nuk ka ndërmarrë ende reagimin e saj të plotë ndaj sulmit të fundit…

8 minutes ago

Bayern Munich nuk heq dorë nga Leao, gati të joshë Milanin me yjet nga gjiri i vet

Çfarë e ardhmeje do të ketë Rafa Leao? Për momentin, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka tre gjëra të sigurta.…

8 minutes ago

Protagonist me PSG në Champions, dy klubet e Manchesterit në “sherr” për yllin italian

Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e ardhmja e Gianluigi Donnarumma duket se është larg Paris Saint-Germain. Pasi…

15 minutes ago

Deklarata e Xhenetës nervozon Kaderin, lë studion në mes të emisionit

“Unë jam shumë mirë, jam në paqe, jam single”. E ftuar në një studio televizive Kader Kicaj, tregoi se aktualisht…

29 minutes ago

FSHF falënderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në organizimin e ndeshjes Shqipëri–Serbi

Federata e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Policisë së Shtetit me rastin e bashkëpunimit ndërinstitucional gjatë organizimit të…

34 minutes ago

Osimhen i jep përgjigjen përfundimtare ofertës marramendëse të Al-Hilal

Victor Osimhen ka refuzuar një ofertë kontrate prej 30 milionë eurosh në sezon nga klubi i Ligës Profesioniste Saudite, Al-Hilal,…

40 minutes ago