Categories: Uncategorized

Dyshohet se një i ri nga Opoja ka vdekur në një liqen në hyrje të Maqedonisë së Veriut

Një person ka vdekur në një liqen në hyrje të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin për “Zëri”-n e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Të lidhura

None found

“Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, dyshohet se një person ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometër në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i komunës së Dragashit”, ka thënë ai.

Liqeni ku dyshohet se humbi jetën i riu gjendet afërsisht 1 kilometër në territorin e Maqedonisë së Veriut, e rrjedhimisht në gjetjen e personit po angazhohen autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Osmanollaj ka thënë se vazhdimisht janë në kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

të fundit

Argjentina mposht Zvicrën 2-1 pas vazhdimeve dhe siguron gjysmëfinalen ndaj Anglisë

Argjentina ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Zvicrës, në një…

2 minutes ago

Argjentina dhe Zvicra e mbyllin 90-minutëshin 1-1, sfida vendoset në vazhdime

Argjentina dhe Zvicra do të luajnë vazhdimet, pasi 90 minutat e një çerekfinaleje dramatike përfunduan me rezultat 1-1.Kampionët e botës…

38 minutes ago

Zvicra rikthen baraspeshën me Argjentinën, por Embolo lë ekipin me 10 lojtarë

Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në 1-1 në pjesën e dytë, por gjyqtari Joao Pinheiro përjashtoi nga loja Breeel…

1 hour ago

Argjentina mbyll 45 minutat e para në epërsi ndaj Zvicrës, Messi shërben për golin e Mac Allister

Argjentina e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 ndaj Zvicrës, në një duel të fortë dhe fizik,…

2 hours ago

Tuchel pranon se Anglia pati fat në kualifikimin ndaj Norvegjisë

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, pranoi se nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht fitores…

2 hours ago

FIFA nxjerr pamjet nga sensori: S’ka dëshmi se topi preku kabllon mbi fushë

Anglia mposhti Norvegjinë në çerekfinalen e Kupës së Botës dhe siguroi një vend në gjysmëfinale, por kishte polemika për golin…

2 hours ago