Categories: Uncategorized

Drogë dhe municion janë gjetur në shtëpinë e një shkupjani

Prokuroria Themelore Publike në Shkup dha urdhër për zbatimin e procedurës hetuese për shkak të dyshimit se një person ka kryer vepra penale ” prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë” dhe “përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”.

“29 vjeçari i dyshuar, më 28 shtator, në vendbanimin e tij në rrugën ‘Branko Zarevski’ dhe në adresën në të cilën ka qëndruar palajmëruar në rrugën ‘Pariska’ në Shkup, pa autorizim për shkak të shitjes ka mbajtur drogë narkotike – mariuhanë të paketuar në qese, dy paketime celofani dhe një paketim të bardh najloni me masë të përgjithshme me neto masë të përgjithshme prej 29 gramë, 27 fara të bimëve të cilat i përkasin rendimentit të bimës – Cannabis, si dhe drogë narkotike – kokainë në dy paketime najloni me neto masë të përgjithshme prej 3,77 gramë.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit ishte gjetur edhe peshore digjitale me mbetje të kokainës. Ai pa leje kishte mbajtur edhe municion – 30 plumba me kalibër 6,35 të dedikuara për armë zjarri – pistoletë gjysme automatike”, njoftuan sonte nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prokurori kompetent gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, thuhet në kumtesë, ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, sepse ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë për rrezik nga fshehja gjegjësisht se do të arratiset dhe ekzistojnë rrethana të posaçme të cilat e arsyetojnë frikën se do ta përsërisë veprën penale.

të fundit

Një vërejtje në punë ju mbetet në mendje për orë të tëra? Pse nuk duhet ta lidhni çdo reagim me veten

Një mesazh i ftohtë, një reagim i pazakontë apo një kritikë nga eprori mund të na bëjë të dyshojmë në…

7 seconds ago

Gështenjat në dollapin e rrobave: Përse u pritej lëvorja dikur dhe sa mbrojnë ato nga tenjat

Një zakon i vjetër shtëpiak po rikthen vëmendjen te përdorimi i gështenjave për mbrojtjen e gardërobës. Mësoni si zbatohet kjo…

23 seconds ago

Drita pret Prishtinën në garën për kreun e Superligës, me formën në anën e gjilanasve dhe trofetë në anën e kryeqytetasve

Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e…

1 minute ago

37 kilograms of heroin seized in operation against international criminal group, five arrested

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

3 minutes ago

We don’t feel safe at all” – Woman describes threats against her and her children after ex-husband killed her two brothers

N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…

3 minutes ago

Politico: Five developments Trump’s midterm election defeat could bring for Europe

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…

4 minutes ago