Dardanët kanë premtuar se nuk do të ketë fyerje ndaj shqiptarëve që luajnë me kombëtaren e Maqedonisë Veriore.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës po afron, kurse pikëpyetje ka mbi atë nëse do të ketë publik ose jo, duke pasur parasysh përhapjen e Coronavirusit.
Megjithatë, si qëndron situata, në Shkup pritet të ketë tifoz. Së fundmi, lidhur me këtë ndeshje ka folur edhe Luli Berisha, lideri i Dardanëve, në një intervistë për gazetarin e ‘Sportmedia.mk’, Reshat Ibrahimi.
“Ne nuk do t’i fyejmë shqiptarët që luajnë për Maqedoninë, por ne nuk do t’i duartrokasim kur ata zbresin në fushë. Ju dëshirojmë humbje të këndshme” ka thënë Luli, transmeton lajmi.net.
“Sigurisht, ne po përgatitemi për ndeshjen në Shkup. Ne kemi 2 mijë tifozë, aq sa FFK ka siguruar për këtë ndeshje historike” ishin fjalët e liderit të Dardanëve.
Ndeshja mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës do të luhet më 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.
Në Bashkinë e Tiranës, po vijon një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë hapa…
Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në itzonen e Astir, Tiranë, ku një qytetar është përplasur nga…
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Bledar Himçi, në një konferencë për mediat, ka denoncuar një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas njoftimit të…
Sara Gjordeni ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania. Ajo…
Këtë të enjte, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka denoncuar se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në…