Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, thotë se pas paraqitjes së rastit të parë dhe më pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, shtabi i krizave mori vendimet e nevojshme për të qenë të përgatitur në rast se numri i të infektuarve rritet.
Arifi thotë se Spitali Klinik në Tetovë është përgatitur me 400 shtretër dhe me kujdestari të plota.
“Masat e Qeverisë respektohen, mirëpo ka edhe nga ato raste kur forcat e policisë është dashur të ndërhyjnë për mbyllje të ndonjë lokali ose të bëjnë arrestime”, thotë Arifi.
Ajo përmes rrjeteve sociale e ka falënderuar humanistin Halil Kastrati, i cili gjatë ditës së djeshme dhuroi 150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë.
Arifi thotë se paralelisht do të vijojë edhe aksioni i Komunës së Tetovës me bizneset vendore për të ndihmuar në këtë kohë krize.
Ndryshe, deri tani në rajonin e Tetovës janë regjistruar 8 raste me coronavirus.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…