Categories: Uncategorized

COVID-19, si është situata në spitalet e Maqedonisë së Veriut

Kapacitetet spitalore për trajtim të pacientëve me koronavirus janë gjysmë të mbushura. Këtë e konfirmoi për Alsat ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij, në të gjithë vendin aktualisht shtretër të lirë ka nga 20-50% të reparteve infektive. Filipçe theksoi se nuk ka rrezik për mungesë të hapësirave spitalore.

Diçka më i mbushur është kapaciteti i spitalit të Shtipit, megjithatë në koordinim të vazhdueshëm pacientët transferohen në Shkup, sipas nevojës edhe në Spitalin e Koçanit. Kështu që në përgjithësi deri në këto momente nuk ka rrezik, në kuptimin e mbingarkimit apo të mbushjes së spitaleve”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Vetëm në Klinikën infektive brenda dy ditësh janë pranuar 27 pacientë. Drejtoresha e Klinikës tha se të lirë janë edhe 24 shtretër në hapësirat e vjetra spitalore.

Klinika ka kapacitet prej 110 shtretër, pa spitalin modular që ka edhe 70 shtretër të tjerë. Për momentin janë të hospitalizuar 86 pacientë, shumica prej të cilëve kanë nevojë serioze për oksigjeno terapi. Dhe kuptohet një grup pacientësh, të cilët kanë mbaruar shërimin dhe janë mirë me shëndet”-theksoi Milena Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.

“Ndërkaq, në spitalin modular edhe pse është i pajisur me të gjitha pajisjet e brendshme mjekësore, akoma nuk ka nevojë për të shtruar ndonjë të sëmurë me CoVid-19 këtu në barakat e oborrit të Klinikës Infektive”

Në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup të shtruar 76 pacientë, prej tyre 6 me frymëmarrje artificiale. Ndërsa në Spitalin për fëmijën në Kozle, aktualisht po trajtohen 25 pacientë pozitiv me koronavirus.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago