Ministria e Shëndetësisë njofton se sot Instituti për shëndet Publik ka regjistruar 44 pacientë të shëruar: Në Shkup-5, Kumanovë-12, Prilep-9, Manastir-2, Kvadar-1 dhe Negotinë-2.
Në spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient i moshës 55 vjeçe, nga Prilepi i cili ishte hospitalizuar me 22 prill, ndërkohë që 13 ditë ka qenë i kyçur në aparatet për frymëmarrje. Në spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i hospitalizuar më 4 maj.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 292 persona, janë vërtetuar 13 raste të reja të Kovid-19 dhe atë në: 5 në Veles, Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë-3 dhe Manastir-1.
Ndryshe numri i përgjithshëm i të prekurve në vendin tonë nga Kovid-19 arrin në 1539, numri i të shëruarve është 1057, ndërsa kanë ndërruar jetë 88 persona. Për momentin numri i rasteve aktive është 394.
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…
Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania.…
Julian Shehun e pret një e ardhme e ndritur. Mesfushori i Kombëtares ka hyrë në skenën e merkatos së Panathinaikosit,…
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe u shënua në Tiranë përmes një ceremonie festive të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së…