Categories: Uncategorized

Çfarë fshihet pas vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoni

Emin Azemi

Qeveria në Shkup e paska ndërmend me na qeras edhe me 30 ditë ngujim. Kështu ndodhë kur politikanët ndjekin vetëm pistat e tyre të rezonimit, pa përfillur mendimin e ekspertëve të fushës, ndërkohë që gjendja në terren nuk e justifikon vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nëse politikani Zaev sheh implikime ekonomike nëse hiqet gjendja e jashtëzakonshme, këtë nuk duhet ta paguajnë qytetarët me lirinë e tyre të privuar.

Presideeti Pendarovski nuk ka të drejtë të shpallë për herë të tretë gjendje të jashtëzakonshme. Jo vetëm që do të jetë antikushtetuese, por do të jetë edhe në kundërshtim me normat elementare të lirisë së njeriut, ndërkohë që gati gjithë Europa po del nga karantina dhe nga gjendjet e jashtëzakonshme.

Nëse shpallet sërish gjendje e jashtëzakonshme, atëherë nuk janë në pyetje motivet fillestare, për çka edhe ishte shpallur ajo, por mund të jenë arsye të tjera që lidhen me intriga të ulta politikaneske.

Sepse nuk mund të shkojnë bashkë – edhe kërkesa për mbajtje të zgjedhjeve në qershor (se gjoja qenkan hequr të gjitha pengesat), edhe vazhdim 30 ditor, për të tretën herë, të gjendjes së jashtëzakonshme!

të fundit

Zelensky-Putinit: Nëse nuk dëshiron të takohesh me mua, më fto në Moskë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut rus, Vladimir Putin, për një takim të mundshëm mes…

10 minutes ago

Ambasadorët i shkojnë Dimal Bashës në takim, diskutojnë për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe ai i Bashkimit Evropian në Prishtinë e kanë takuar të enjten kryetarin e porsazgjedhur…

43 minutes ago

Mjafton Jasir Asani nga 11-metërshi, Shqipëria mposht Gjibraltarin në miqësore

Kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfojë në transfertë në takimin miqësor përballë kombëtares së Gjibraltarit. Kuqezinjtë e Sylvinhos mposhtën pa…

1 hour ago

Jona Spahiu bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë

Jona Spahiu ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj: ajo është bërë nënë për herë të dytë.…

1 hour ago

Shqipëria në avantazh ndaj Gjibraltarit, Jasir Asani realizon penalltinë

Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës kualifikuese për Botërorin e 2026-ës, me Letoninë…

1 hour ago

Ministri i Jashtëm izraelit: Franca të rishqyrtojë planin për njohjen e shtetit palestinez, Macron nuk mirëpritet në Izrael për sa kohë çështja vijon në axhendë

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa ar i kërkoi Parisit të rishqyrtojë planin e tij për të njohur një shtet…

2 hours ago