Categories: Uncategorized

Bombola që shpërtheu në Kumanovë nuk ka qenë e licencuar

Bombola e gazit 20 litërshe që shpërtheu në fshatin Rramanli një ditë më parë duke lënë 4 të vdekur, dhe disa të plagosur në gjendje të rëndë, nuk ka qenë e licencuar.

Bombola, sipas Prokurorisë Publike, ka qenë e pa vulosur dhe e pa testuar. Duke i blerë bombolat nëpër biznese që nuk janë të licencuara, qytetarët ekspozohen ndaj një rreziku që mund të sjellë pasoja fatale.

Sasho Damçevski, menaxher i stacionit mbushës Makpetrol, thotë se gabimi më i madh që bëjnë shfrytëzuesit e bombolave me gaz, është që ato, edhe nëse i kanë blere në kompani të licencuara, i mbushin nëpër pika karburanti që janë të destinuara për mbushje me gaz të automjeteve.

“Në Maqedoni, është e ndaluar mbushja e bombolave nëpër pikat që shërbejnë për mbushjen e veturave apo automjeteve me gaz. Çdo bombol gazi duhet të jetë e mbushur 80% nga volumi i brendshëm, për shkak se ai 20% i hapësirës është shumë i rëndësishëm në rast të zgjerimit të gazit, të ketë hapësirë. Kjo hapësirë shërben që të mos ketë zgjerim, plasaritje dhe rrjedhje të gazit të lëngshëm”-tha Sasho Damçevski, menaxher i stacionit mbushës Makpetrol.

Damçevski thotë se qytetarët duhet të tregohen të vëmendshëm gjatë instalimit të bombolës dhe të respektojnë disa rregulla thelbësore, të kontrollojnë me kujdes gomën që qëndron mes ventilit dhe rregulluesit të presionit.

“Gjatë ndërrimit të duhet të heqin çipin mbrojtës, të vendosët rregulluesi i presionit. Megjithatë, gjithmonë duhet të kenë kujdes që të ketë këtë pjesë të gomës që duhet të jetë mes ventilit të gazit dhe rregulluesit të presionit. Më pas duhet të vendoset shkumë përreth kësaj pjese dhe të shohim se a shfaqen flluska në momentin që hapet ventili i gazit. Nëse ka flluska, atëherë diçka nuk është në rregull”-pohoi Sasho Damçevski, menaxher i stacionit mbushës Makpetrol.

Dallimi mes bombolave të pa kontrolluara dhe atyre të kontrolluara është se këto të fundit kanë të stampuar në pjesën metalike të dhëna, për origjinën, qëllimin, peshën e bombolës dhe sa duhet mbushur.

Ekspertët thonë se bombolat me gaz duhet të servisohen pas një periudhe të caktuar përdorimi.

Megjithatë në vendin tonë bombola shiten pothuajse në çdo biznes që ofron pajisje për ngrohje apo gatim.

Madje absurdi qëndron në faktin se bombola të tilla mund të blihen edhe në faqet në internet, nga persona që i kanë shfrytëzuar vet një periudhë dhe të cilat edhe nëse janë blerë nga shitës të licencuar, nuk dihet a janë servisuar.

E ndërkohë që ndodh e gjitha kjo, nga Inspektorati i Tregjeve dhe Inspektorati për Inspektim teknik nuk arrijnë të vendosin se kush duhet të kontrolloj që bombola të tilla të pasigurta të mos mbërrijnë në duart e qytetarëve.

/Alsat/

të fundit

FOTO/ U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

një foto të vetën teksa është me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”. Rikujtojmë që sfida kundër…

23 minutes ago

FORMACIONET ZYRTARE/ Shqipëria hyn me të gjitha forcat ndaj Serbisë

Shqipëria është nikoqire e Serbisë për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të fazës kualifikuese për në Kampionatin Botëror që mbahet…

39 minutes ago

Mos dilni nga shtëpia, nuk do ta besoni ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e diel moti parashikohet me mot të qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjeshtaur vranësira të pakta kalimtare…

1 hour ago

Nën masa të rrepta sigurie, tifozët shqiptarë fillojnë të “mbushin” stadiumin për ndeshjen me Serbinë

Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.…

1 hour ago

VIDEO/ Provokon ‘Isa’ nga Piramida, tifozët kuqezi mesazh Serbisë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri!

Teksa nuk na ndajnë shumë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezi kanë provokuar me një banderolë. Një grup tifozësh, janë ngjitur…

1 hour ago

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

Arbnor Muja ka bërë një postim shumë të veçantë pak para duelit me Serbinë. Sfidë kjo që do të luhet…

2 hours ago