Categories: Uncategorized

Biletat dalin në tregun e zi, reagon Federata e Futbollit të Maqedonisë

Federata e Futbollit e Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka njoftuar se janë shitur të gjithë biletat për ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet me 26 mars në Shkup.

Mirëpo shumë pak orë më pas, biletat për këtë ndeshje kanë përfunduar në uebsajtin e njohur kosovar, merrjep.

FFM paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

Kombëtarja A e Maqedonisë më 26 mars në Arenën Kombëtare do të përballet me Kosovën në ndeshjen e Play Off për Kampionatin Evropian 2020. Biletat për ndeshje tashmë janë shitur.

Nëse nuk ka kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual të pranisë së tifozëve nga institucionet përkatëse shtetërore shkaku i koronavirusit, atëherë futbollistët maqedonas do të luajnë ndeshjen kundër Kosovës në stadium të plotë.

Tutje bëhet e ditur se të gjithë personat që kanë blerë bileta, në stadium do të lejohen të futen me dokument personal identifikimi.

“Kujtojuni të gjithë tifozëve dhe mbështetësve të ekipit tonë kombëtar që në ditën e ndeshjes duhet të mbajnë një dokument personal identifikimi teksa hyjnë në Arenën Kombëtare për ndeshjen e 26 marsit, dhe do të kontrollohen nga Departamenti i Brendshëm (zyrtarë të Ministrisë së Brendshme) për saktësinë e të dhënave personale të biletave dhe nuk do të lejohen që tifozët të hyjnë në stadium nën emër tjetër. Ne paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’.

të fundit

E futur në një qese të zezë, gjendet e vdekur foshnja në pikën e grumbullimit të mbeturinave

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë ku një foshnje është gjetur e pajetë në një pikë…

11 minutes ago

Nuk arriti të fitonte asgjë, Enkelejd Alibeaj e pranon: Rezultati që mora unë ishte dështim! Duhet të ruaj fytyrën

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi morën besimin e mbi 6 mijë shqiptarëve, duke mos arritur…

22 minutes ago

Zegjine Caushi mund Maldrita Bardhon, fiton mandatin në Fier falë votave të diasporës

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierit, ku Zegjine Caushi siguroi mandatin e deputetes nga radhët…

34 minutes ago

Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad

Në Novi Sad po zhvillohet dita e pestë e bllokadës së Gjykatës së Lartë, në shenjë proteste për ndalimin e…

41 minutes ago

Aksident në aksin Fier-Patos/ Automjeti përplaset me autobusin, lëndohet drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës”.…

50 minutes ago

Orkestra Mbretërore e Bruneit pret presidenten Osmani me këngën ikonike të Adelina Ismailit “Mos ma ndal”

Gjatë vizitës zyrtare të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Brunei, ndodhi një moment i veçantë që ngjalli emocion dhe…

1 hour ago