Categories: Uncategorized

Bëhet rrugë trafikimi me njerëz në Maqedoni, 1 mijë euro për kokë refugjati

Kampi i refugjatëve në Gjevgjeli, që në hyrje i ngjan një varreze automjetesh.

Në fakt, që të gjitha këto automjete të konfiskuara janë kapur gjatë trafikimit të refugjatëve.

Të lidhura

None found

Vetëm pak metra nga vija kufitare me Greqinë, në Qendrën Transitore “Vino-jug” aktualisht janë të strehuar dhjetëra refugjatë. Mbahen të mbyllur 24/7, shkaku i pandemisë por edhe rrezikut për arratisje.

Ata ankohen për keqtrajtime. Nuk na lënë të shkojmë as në tualet përveç një herë në ditë, policia na ndalon, na tha jo pritni.

Të shoqin thotë se ia kanë vrarë në luftë në Afganistan dhe për të shpëtuar kokat e dy fëmijëve ka marr rrugën për dy javë ecje në këmbë. Por ajo është kapur nga policia teksa përpiqej së bashku me fëmijët të kalonte në mënyrë ilegale kufirin.

Këtu brenda jemi prej 14 ditësh, këtu në barakë policia më ka sulmuar para syve të nënës dhe vëllait. Nëna ka kërkuar mjekun por nuk na kanë ofruar ndihmë mjekësore -tha Xhabat Safit, emigrant nga Afganistani.

Për fëmijët, kjo është një ditë e zakonshme brenda grilave të kampit të refugjatëve. Kryqi i Kuq iu sjell ushqim dhe pije. Kjo 26 vjeçe thotë se me vëllain deshën që t’ju bashkohen familjes së tyre, të cilët kanë mbërritur në Gjermani. Ajo thotë se, rrjetit të trafikantëve familjarët i kanë paguar 30 mijë euro.

Disa persona që ne nuk i njihnim se kush ishin, por ne kemi arritur këtu duke ecur në këmbë, shteg të cilin e kemi për një javë rresht. Na ka kushtuar 1 mijë euro për person. Këtu nuk jemi mirë se trajtohemi si të burgosur, vëllai im ka probleme mentale dhe bashkëshorti im është me astma – u shpreh Maryam Jakubi, emigrante nga Pakistani.

Trafikimi me njerëz është biznesi që lulëzon nëpër vendbanimet e brezit kufitar jugor. Prapa kamerave, banorët e zonës na thonë se një refugjati i marrin nga 1 mijë euro për person për të kaluar ilegalisht nga Greqia, përmes Maqedonisë, në Serbi. Territorin e Maqedonisë e ecin në këmbë.

“Të gjithë emigrantët ilegal, të cilët kalojnë përmes dy shtigjeve kanë mundësi që të kalojnë përmes malit apo të ndjekin hekurudhën që të shpie deri në kufirin verior. Të gjithë ata që janë të pafat, apo nuk i përkasin një grupi të organizuar të trafikimit me njerëz, përfundojnë në kampin e refugjatëve”.

Sipas të dhënave nga Qendra për menaxhim me kriza në gjashtë muajt të parë të 2020-ës rreth 9 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin ilegalisht. Koordinatori Zoran Llazarovski tha se vetëm gjatë shtatorit në këtë Qendër transitore janë strehuar rreth 170 refugjatë.

Është e dukshme se numri i emigrantëve është zvogëluar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të pandemisë, fundi marsit dhe fillimi i prillit ai numër është ulur. Pastaj lëvizjet sërish u rritën për të arritur në atë nivelin, siç thotë edhe policia, të frekuentimit normal të emigrantëve – deklaroi Zoran Llazarovski, koordinator i QMK në Gjevgjeli.

Vetëm mbrëmë rreth orës 20, policia njofton se në Veles kanë kapur 22 emigrantë në vijën hekurudhore Gjevgjeli-Shkup. Dy të mitur dhe njëzetë të tjerët janë transferuar në kampin e refugjatëve ku do të mbahen 25 ditë, deri në procedimin ligjor të deportimit. Trafikantët nuk janë kapur, thonë nga MPB. Sipas Kodit penal, trafikimi me njerëz është i dënueshëm me burg së paku 5 vjet për një person të rritur dhe nëse refugjatët e trafikuar janë të moshës minore, dënimi dyfishohet.

të fundit

Currency exchange October 11/ How much are the dollar and euro bought and sold for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…

16 seconds ago

Weather forecast for today: Intermittent rain across most of the country

Këtë të diel vendi ynë, parashikohet të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh. Reshje…

40 seconds ago

Horoscope for October 11, 2026: Discover what the stars predict for each sign

Dashi Do të keni energji dhe dëshirë për të shijuar ditën, por do t’ju nevojiten edhe momente qetësie. Në dashuri,…

1 minute ago

Sot varrosen në Pozheran motra dhe vëllai i vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit

Motër e vëlla, që u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, do të varrosen sot në vendlindjen…

8 minutes ago

Shpërthimi i makinës me lëndë plasëse në Gjirokastër! Ndërron jetë një prej të plagosurve (EMRI)

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol në qendër të Gjirokastrës, mbrëmjen e kaluar, ka përfunduar me një viktimë dhe një…

11 minutes ago

Këmbimi valutor 11 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…

24 minutes ago