Categories: Uncategorized

BE siguron mbi 1 miliardë vaksina kundër Covidit, ja si do të shpërndahen në Ballkan

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund ta sigurojnë vaksinën potenciale kundër koronavirusit edhe përmes donacioneve apo marrëveshjeve bilaterale me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo u konfirmua në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, pasi tashmë janë bërë disa marrëveshje paraprake me prodhuesit e vaksinës për ta siguruar atë për të gjithë qytetarët e BE-së.

Me këto marrëveshje, Komisioni Evropian, në emër të shteteve anëtare, ka porositur më shumë se 1 miliard doza të vaksinës potenciale. Krahas kësaj, shtetet anëtare janë duke bërë marrëveshje edhe me vetë prodhuesit potencialë të vaksinës.

Në pyetjen se a do të mund të përfitojnë nga këto marrëveshje të Komisionit Evropian me prodhuesit e vaksinës edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga Komisioni Evropian thanë se “shtetet anëtare të BE-së do të mund t’i ridrejtojnë apo t’i japin si donacione vaksinat për shtetet tjera, me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, e këtu bëjnë pjesë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian ka arritur marrëveshje me kompaninë AstraZenca për porosinë e 300 milionë dozave të vaksinave, me mundësinë që sasia të rritet edhe për 100 milionë doza tjera; pastaj, me prodhuesin CureVac për 225 milionë doza, me kompaninë Moderna për 80 milionë doza, me kompaninë Johnson & Johnson për 200 milionë doza, me mundësinë që sasia të rritet me 200 milionë doza shtesë, dhe me kompaninë Sanofi-GSK për 300 milionë doza të vaksinës potenciale.

Komisioni Evropian tha se porositja e vaksinave dhe përdorimi i tyre do të bëhen vëtëm pasi të konfirmohet se ato janë të suksesshme dhe të sigurta. Shumë prej këtyre kompanive me të cilat Komisioni Evropian, në kuadër të strategjisë së BE-së për vaksinën, ka arritur marrëveshje paraprake, janë në fazën e avancuar të testimit të vaksinave./REL

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago