Categories: Uncategorized

BE po shpik kritere për vizat, liberalizimi i vështirë

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka nisur qysh në vitin 2010, ndërsa sinjalet që dërgohen tani nga vendet e Bashkimit Evropian flasin për skepticizëm që kjo të realizohet së shpejti. Ndërkohë, premtimet e politikanëve kosovarë për liberalizim vizash nuk kanë pasur të ndalur.

Përderisa Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën, Këshilli i Ministrave i BE-së ende nuk e ka bërë këtë, për shkak se disa nga vendet anëtare të BE-së konsiderojnë se Kosova nuk e ka përmbushur kriterin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Presidenti, Hashim Thaçi së fundi është shprehur i zhgënjyer me Bashkimin Evropian pasi sipas tij, po përdorin standarte të dyfishta në raport me Kosovën.

Se problemi qëndron te Bashkimi Evropian, e thotë edhe profesori i të Drejtës Evropiane, Avni Mazreku. Sipas tij, edhe pse raporti i Komisiont Evropian thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, pozicioni i BE-së mbetet i paqartë.

“Gjithmonë kur është në pyetje vendimmarrja nga ana e Brukselit ka shtyerje të pakuptueshme përveç faktit se pesë shtetet anëtare të BE-së mund ta bllokojnë procesin. Rasti i marrjes së vendimit për viza merret pas një sistemi të votimit i cili quhet sistem i shumicës së kualifikuar. Ky sistem nënkupton se duhet me votu së paku 55 për qind e shtetve anëtare në favor të një vendimi të tillë e këto 55 për qind të shteve anëtare përfaqësojnë 65 për qind të popullësisë”, ka thënë Mazreku për lajmi.net.

Ai thekson se kjo nuk do të thotë se Kosova nuk mundet me mrri këtë 55 përqindëshin e shteve dhe 65 përqindëshin e popullsisë. Por në cilindo rast katër shtete të vetme munden me përdorë një mekanizëm i cili quhet mekanizëm bllokues.

“Së paku katër shtete munden me aktivizu këtë mekanizëm dhe këto duhet me përfaqësu së paku një popullësi prej 35 për qind të Bashkimit Evropian, në rastin e Kosovës kur janë pesë shtete të cilat nuk e kanë njohur nënkuptohet se nuk do të jenë në favor të një vendimi pozitiv për vizat. Përpos tyre, skeptike kanë qenë edhe shtetet që e kanë njohur Kosovën si rasti i Francës, Holandës, Çekisë dhe Polonisë. Vota e këtyre shteteve nuk është parashikuar si votë pozitive, prandaj BE duke e ditë se vendimi nuk do jetë pozitiv për Kosovën e trajton çështjen e liberalizimit të vizave si kontekst deklarativ duke e fajsu Prishtinën për mospërmbushjen e një kriteri të caktuar”.

Mazreku ka përmendur rastin kur Bashkimi Evropian vendosi si kriter demarkimin me Malin e Zi.

“Një kriter i tillë nuk është vendosur kurr në historinë e Bashkimit Evropian por është përdorë te ne, është e ditur se ka qenë çështje politike pasi ka pas pengesa në arritjen e kësaj. Prandaj është vendosur si kriter që mos të mbetet faji në Bruksel por të mbetet në Prishtinë. Edhe në situatën aktuale është një lojë e BE-së në raport me Kosovën”, është shprehur profesori.

Ai ka shtuar se Kosova fillimisht duhet ta zgjidh problemin që e ka me BE-në. “BE nuk e njeh ende statusin e palës kontraktuale për Kosovën dhe gjithmonë kur është në pyetje vendimmarrja politike për Kosovën ata shpikin kritere”, ka përfunduar Mazreku.

Të martën u tha se raportuesi i Parlamentit Evropian për Samitin e Zagrebit, Tonino Picula, ka përgatitur projekt-rezolutën e këtij institucioni për procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit, bazuar edhe në metodologjinë e rishikuar të Komisionit Evropian.

Në këtë dokument u raportua se përmendet edhe çështja e liberalizim të vizave.

“T’i jepet Kosovës liberalizimi i vizave, meqë masat paraprake janë përmbushur”, kërkohet ndër të tjera në këtë projekt-rezolutë.

të fundit

Horoskopi 20 qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…

7 hours ago

Shpërthim në rezidencën e ambasadorit të Norvegjisë në Izrael, nuk ka të lënduar

Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…

8 hours ago

A u vodhën zgjedhjet? Ja ç’thotë Arlind Qori

Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…

8 hours ago

“A është Barcelona e Guardiolas?”, bëhet virale videoja nga loja tiki-taka e futbollistëve të Al Hilalit përballë Real Madridit

Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…

8 hours ago

Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…

8 hours ago

Kontroll nga BKH në biznesin e blerë së fundmi, reagon biznesmeni Ergys Agasi

Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…

8 hours ago