Categories: Uncategorized

BDI-ja bën fushatë me flamurin e cunguar

BDI edhe në këtë fushatë elektorale kërkon vota për ta bërë kryeministrin e parë shqiptar, me pretendimin se përveç shumë çështjeve kombëtare, e ka zyrtarizuar edhe përdorimin e flamurit kombëtar. Por kushtetuta dhe ligjet e thonë të kundërtën dhe se neni 5 i kushtetutës si simbole shtetërore përcakton stemën, flamurin dhe himnin.

Ligji për përdorimin e flamujve të bashkësive etnik i ndryshuar në vitin 2011, nuk përmend fare fjalën flamur shqiptar, por atë e përkufizon si flamuj të bashkësive etnike. I njëjti ligj parashikon që përdorimi i flamujve të bashkësive etnike të përdoret vetëm në ato komuna ku bashkësitë etnike përbëjnë mbi 50 për qind të popullatës. Veç kësaj flamujt, përfshirë edhe atë shqiptar duhet të jenë për 1/3 më të vegjël se flamuri shtetëror.

Të lidhura

None found

Flamuri i Republikës së Maqedonisë vendoset me flamuj të tjerë në përputhje me ligjin dhe është me dimensione më të mëdha për 1/3 se sa flamujt e tjerë

“Dispozitat për përdorimin e flamurit bëjnë dallimin nga komuna në komunë. Përderisa në komunën e Çairit dhe në gjithë komunat tjera ku shqiptarët janë mbi 50% flamuri shqiptar mund të përdoret përkrah atij shtetëror, në komunën Qendër dhe komunat tjera ku shqiptarët janë nën 50% përdorimi i flamurit shqiptar nuk parashikohet”

Ngjashëm është edhe me komuna tjera, për shembull përderisa flamuri kombëtare mund të përdoret zyrtarisht në Likovë, i njëjti nuk mund të përdoret në Kumanovë.

Vebi Bexheti, i cili për flamur u përball me sulme brutale nga shteti më 9 korrik të 97-tës në Tetovë dhe Gostivar thotë se flamuri jo që nuk është zyrtarizuar, porende nuk mund të përdoret nga shumë shqiptarë të rajoneve të caktuara.

“Nuk ka pasur fare nevojë në flamur të ketë edhe çështje dimensionesh, por qëllimi i politikës aktuale dhe i ligjdhënësit, i votuesve të Ligjit për përdorimin e flamujve ka pasur qëllim nënçmimi, qëllim të një vlere që shqiptarët ti vë në vendin e dytë apo të tretë, qytetarë të dorës së dytë. Prandaj nuk më vjen mirë kur shoh deklarata të përditshme se flamuri përdoret gjithandej. Nuk është korrekte. Le të thotë partia që është në pushtet se aq kemi pasur mundësi, nuk kemi mundur ta ndryshojmë Kushtetutën, por jo me deklarata paushalle”- pohoi Vebi Bexheti, Profesor

E deklarata të këtilla për zyrtarizimin e përdorimit të flamurit ka edhe sot, 19 vite pas përfundimit të konfliktit të armatosur. Lideri i BDI-së Ahmeti në një debat të fundit në mediat në Shqipëri disa herë ka përsëritur se ka arritur të zyrtarizojë përdorimin e flamurit shqiptar. Status më të avancuar të përdorimit, flamuri kombëtar kishte madje edhe me kushtetutën e ish Jugosllavisë, pasi flamujt e bashkësive etnike ishin të barabartë me atë shtetëror./ALSAT

të fundit

Messi qëndron te Inter Miami, përjashtohet huazimi në Argjentinë

Lionel Messi ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij të afërt në futboll, pas spekulimeve…

6 minutes ago

Kurti merr raportin vjetor të IKKL-së, vlerëson punën për dokumentimin e krimeve të luftës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), me…

10 minutes ago

Nikolin Pali i arrestuar në Greqi, i dyshuar si vrasës me pagesë, pranon vrasjen e vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali, i cili u arrestua për llogari të Greqisë ka pranuar para autoriteteve greke se nuk ka kryer vetëm…

10 minutes ago

Sulmon prindërit me sende të forta në Durrës, 37-vjeçari shoqërohet në Polici; i ati dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende…

12 minutes ago

Harry kërkon të apelojë rrëzimin e padisë ndaj botuesit të Daily Mail

Princi Harry ka ndërmarrë një tjetër hap në betejën e tij ligjore kundër shtypit britanik, duke kërkuar leje për të…

23 minutes ago

Irlanda kërkon vendin e dytë, Hallgrimsson shpalos synimet për duelin me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës ka hyrë në planet e Irlandës për dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 në Ligën e…

24 minutes ago