Categories: Uncategorized

ASH e “zhgënjyer”: Problemi me nënshtetësitë po i ndjek me vite shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët sot ka reaguar ndaj diskriminimit që po ju bëhet shqipëtarëve me mohimin e shtetësisë, përcjell GazetaExpress.

ASH përmes një kumunikate për shtyp ka deklaruar:

”Problemi me mohimin e shtetësisë është problem që me vite të tëra i ka shoqëruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e me të njëjtin trend po vazhdon edhe sot.

Me mijëra familje që ligjërisht plotësojnë të gjitha kushtet për pajisje me shtetësinë e vendit, ende nuk e kanë fituar këtë të drejtë pa asnjë sqarim nga organet kompetente. Kujtojmë se, ishte pikërisht BDI ajo që shumë herë bashkë me partnerët e deritanishëm qeverisës bënin ndryshime në ligjin për shtetësi duke i ndërlikuar procedurat e shpesh herë edhe duke krijuar rrethana tejet të vështira për personat pa shtetësi.
Në vendin tonë shtetësia fitohet në dy mënyra me origjinë dhe natyralizimin, dhe në raste të caktuara edhe me lindje në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Nisur nga kjo e fundit shumë fëmijë në vend prindërit e të cilëve janë pa shtetësi, fatkeqësisht përfundojnë pa shtetësi edhe pse ligjërisht fëmijët e lindur në vend të personave pa shtetësi konsiderohen shtetas dhe kanë të drejtën të regjistrohen dhe të marrin certifikatë.

Aleanca për Shqiptarët do të kërkojë nga organet kompetente që të gjitha kërkesat e bëra për shtetësi e që janë të vjetra më shumë se 5 vite të marrin epilog pozitiv.

Në një vend normal problemi i jo-shtetësisë trajtohet si çështje shumë e rëndësishme por, për një vend si Maqedonia e Veriut ku interesat personale dhe partiake tejkalojnë çdo interes tjetër kjo çështje vazhdon të neglizhohet”.

të fundit

Parashikimi i motit 31 Dhjetor 2025, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore

Ditën e fundit të këtij viti, vendi ynë do të përjetojë mot tipik dimëror, i karakterizuar nga temperatura të ulëta…

9 minutes ago

Nga ekzekutimi në sallën e gjyqit të gjyqtarit Kalaja, tek atentati në Rinas, ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën

Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend. Gjatë periudhës 1…

18 minutes ago

Horoskopi 31 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur…

8 hours ago

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin? Çfarë po ndodh mes tyre në “Big Brother VIP”, këngëtari: Më afër konsideroj Selin

Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës. Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më…

8 hours ago

Zelensky: Do të ishte e dëshirueshme që Trump të fluturonte për në Ukrainë me aeroplan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se një vizitë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Ukrainë do të ishte e…

8 hours ago

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”, Iliri telefonohet nga bashkëshortja: Ka një problem, na ke lënë pa gjumë

Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me…

9 hours ago