Categories: Uncategorized

Aplikacioni “StopKorona” rezulton i dështuar?

Aplikacioni “StopKorona” u krijua për të piketuar personat pozitiv me virusin Korona. Por, shtetasit tanë si duket e kanë keqkuptuar. A është ky edhe një projekt i pushtetit që shkoi huq!? Në 3 javët e para, nga afër 50 mijë përdorues të këtij mjeti elektronik, 1,500 janë vetë deklaruar pozitiv me CoVid-19.

Ministria e Shoqërisë Informative ri angazhoi IT-sektorin për të rinovuar aplikacionin për të evituar keqpërdorimet. Ministri Damjan Mançevski tha se të dhënat e përdoruesve tani duhet patjetër të konfirmohen nga baza e të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nëse vërtetë të njëjtit janë të infektuar.

Të lidhura

None found

Tashmë, në mënyrë që të dërgoni të dhëna nëse keni rezultuar pozitiv në test me CoVid-19, patjetër ju duhet të konfirmoni tri herë, pasi të përpiqeni t’i dërgoni të dhënat, ka edhe dy pyetje shtesë që ju paralajmërojnë nëse jeni i sigurt se jeni pozitiv CoVid-19. Ato të dhëna që nuk janë konfirmuar në përputhje me bazën e të dhënave të shëndetësisë se këta njerëz janë pozitivë në CoVid-19, fshihen”-tha Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës

Sipas ekspertëve të IT-së, çdo person që shkarkon aplikacionin “StopKorona” nëse është i prekur me virusin korona apo ka një vendim për vetë izolim, në të ardhmen duhet ta konfirmoj statusin e tij me një kod elektronik të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kjo e fundit thonë se u morën masat.

Që tani nuk do të mund të dërgohen të dhënat në mënyrë vullnetare. Epidemiologu kur t’i kumtoj pacientit se ka rezultuar pozitiv me CoVid-19 do ta pyet nëse e ka të instaluar aplikacionin. Kështu do t’i dorëzoj kodin, të cilin do ta vendos në aplikacion gjatë evidentimit të të dhënave personale.”-pohojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kompania që menaxhon me këtë server treguan se mbi gjysma e qytetarëve duhet ta kenë të aktivizuar aplikacionin përmes “Bluetooth” që të marrin një pasqyrë reale të situatës. Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore thonë se për të pasur dobi nga ky aplikacion duhet që së paku 250 mijë qytetarë ta përdorin pa abuzime. Që të arrihet kjo shifër janë angazhuar mjekët amë, që pacientët e tyre ta kuptojnë se lokacioni përmes GPS-së do të identifikoj të infektuarit 2 metra në afërsinë tonë.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago