Categories: Uncategorized

Ali Ahmeti: Rajoni po dridhet nga një ide, akoma kanë paragjykime

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një takim me banorët e Komunës së Sarajit, sot bëri prezantimin e kandidatit për kryeministër të parë shqiptar, Naser Zyberi për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 15 korrik të këtij viti, përcjell Gazeta Express.

Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se edhe rajoni po dridhet për një ide pasi për dy javë rresht është duke u shkruar në shtypin e vendit dhe të rajonit.

Të lidhura

None found

“Jo më larg se sot më parashtruan pyetje gazetarët pse tani ideja për kryeministër shqiptarë? Ju jam përgjigjur- pse JO TANI! Urdhëroni e përgjigjuni mua! A dal zotë të këtij vendi janë vetëm Zorani dhe Hristijani por JO është edhe Naseri. Po ti hapim tapitë ma mirë mos i hyjmë kësaj teme se nuk dihet kush del më i vjetër. Më dëshpëruan që u ngutën dhe mohuan se nuk mund të jetë një kryeministër shqiptarë në këtë vend, vërtet u zhgënjeva, se akoma nuk kanë ndryshuar akoma kanë paragjykime se vetëm ata janë pronar të këtij vendi. Këta janë të rinj dhe unë jua rikujtoj le ti pyesin të parët e tyre që kanë qenë në politikë si ja kanë dal me matematik me ne shqiptarët.

Këto punë nuk janë lojë dhe ne me ndjenjat e qytetarëve dhe në veçanti të shqiptarëve nuk bëhet hajgare . Pse u ngutën aq shumë kjo është dëshpëruese në vend ta përshëndetnin, ide e guximshme e dobishme jo vetëm për vendin por edhe rajonin dhe Evropën sepse i kontribuon afrimit dhe lojalitetit të shqiptarëve ndaj shtetit. Ky shtet ka nevojë për lojalitetit të palëve e në veçanti të dy komuniteteve më të madhe që jetojnë dhe janë bartës të përgjegjësive të integritetit dhe sovranitetit shqiptarët dhe maqedonasit,” potencoi kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti në mes të tjerash tha se misionit dhe idealet janë të pazëvendësueshme andaj sipas tij ka patur mundësi që të dal një kandidat nga radhët e partisë por qëllimi ka qenë që të japim një porosi se shqiptarët janë një.
“Ne qëndrojmë pasi idesë dhe idetë janë të pavdekshme ata mund të luftohen për një kohë mund të mos triumfojnë nga goditjet që i marrin por ama nuk ka forcë që i mposhtë. Ne idenë e kemi hedhur në vitin 2009 dhe topi ka krisur pas njëmbëdhjetë viteve në vitin 2020.
Ne kemi dashur një kandidat shqiptarë që është i dëshmuar që ka patur përvojë siç është rasti i kandidati Naser Ziberi duke qenë pjesë e institucioneve të vendit . Në çdo moment do të kesh përkrahje dhe nuk do të biem në grackë të skeptikëve dhe atyre dashakëqinjë. Ne më të vërtet kemi qenë për president konsensual si dhe këtë ide e kemi hedhë vetë ku dhe e bëmë.

Po ky president që garoj para pesë vitesh nuk fitojë ndërkaq tani pasi garojë me ne fitojë dhe sot mbanë postin e presidentit. Kemi dashur të japim një porosi për bashkëqytetarët tanë se ky vend ecën përpara duke qenë bashkë duke i harmonizuar gjërat bashkë.
15 korriku nuk është larg, ndërkaq me 16 korrik kush donë me biseduar ne jemi këtu, urdhëroni,” përfundoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

të fundit

Pogradeci gjen pasuesin e Çelës: marrëveshje me ish-trajnerin e Dinamos dhe Partizanit

Pogradeci nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Emiljano Çelës [...]Read More...

8 minutes ago

National protest today as citizens and students gather at 14:00 outside the Ministry of Education, calling for Rama’s resignation

# Dita e 165-të e protestës kundër qeverisë, në orën 14:00 mbahet protesta kombëtare Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë…

10 minutes ago

Three dead and three injured after SUV hits pedestrians in Los Angeles

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në Los Angeles kur një makinë u përplas me…

11 minutes ago

Tirana is becoming harder for young families as births fall at twice the national rate

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të…

11 minutes ago

German MEP Michael Gahler on the protests: Belinda Balluku’s immunity was not lifted for political reasons; a caretaker government would be a solution

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, shprehu shqetësimin për zhvillimet në Shqipëri dhe protestat kundër kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Komisionit…

11 minutes ago

Bayern Munich sheh Nicolo Tresoldin si pasues të Harry Kane

Bayern Munich e ka identifikuar Nicolo Tresoldin si një nga objektivat e tyre kryesorë për të forcuar sulmin e tyre…

14 minutes ago