Categories: Uncategorized

Ahmeti: Asnjëherë nuk e humba besimin për anëtarësimin në NATO

Ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO, është ditë historikë për Maqedoninë e Veriut. Në këtë ditë vlen t’i përkujtojmë dhe t’i përmendim të gjithë pjesëtarët e NATO-s, të cilët e dhanë jetën për lirinë e cila mungonte në rajone të ndryshme, për mungesën e demokracisë, për paqen dhe stabilitetin të cilën kontestoheshin.

Me këto fjalë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, iu drejtua deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të pranishmëve tjerë me rastin e ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO.

“Jam krenar që më tepër se 20 vite asnjëherë nuk e humba besimin, asnjëherë nuk e humba durimin, por besova në miqtë e mëdhenj, në aleatët e mëdhenj dhe shtetet të cilët e udhëhoqën këtë aleancë të fuqishme, aleancë paqësore gjithandej botës”, tha Ahmeti.

Vendi ynë, shtoi ai, po numërohet dhe bëhet i rëndësishëm, po aq sa janë të rëndësishme këto shtete.

“Shteti ynë si vend i vogël, të cilën askush nuk e njihte, sot është shteti i 30-të anëtar i NATO-s”, tha Ahmeti.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të partive politike, tha se kemi pasur shumë dallime, shumë debate, mosmarrëveshje me qëllimin më të mirë të tregohen gjërat hapur por se është shumë falënderues për dy çështje ndaj të gjithëve se nuk ka pasur dallime- “anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE)”.

“Këto dy momente kanë qenë ato që çdoherë na kanë mbajtur bashkë të gjithë neve”, ka thënë Ahmeti.

të fundit

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

3 minutes ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

8 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

25 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

9 hours ago