Categories: Uncategorized

Ademi: Shpresojmë që në shtator nxënësit të rikthehen në shkollë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedonin e Veriut, Arbër Ademi, ka njoftuar se sot përfundon viti shkollor 2019/2020.

Ademi shkruan në Facebook se nxënësit kanë shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për mësimin në distancë, pas përhapjes së pandemisë Covid-19. Ademi shpreson që në vitin e ri shkollor, nxënësit do t’u kthehen bankave të shkollës.

Të lidhura

None found

“Sot përfundon viti shkollor 2019/2020. Të dashur nxënës, kisha dashur që këtë vit shkollor, sikurse vitet e kaluara ta përfundoni në bankat shkollore, të buzëqeshur bashkë me shokët e shoqet tuaja! Por, ja që ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duam dhe planifikojmë. Ne, të detyruar nga kriza me COVID-19, e që është ende prezent tek ne, u detyruam të ndërpresim mësimin nga mesi i muajit mars të këtij viti, por menjëherë filluam të zhvillojmë mësimin nga distanca përmes platformave të ndryshme onlajn si dhe njëherësh krijuam edhe programin edukativo-arsimor “TV-KLASA” e që u realizua me sukses”. ”

Pavarësisht se mësimin në bankat shkollore askush më mirë nuk mund ta zëvendësojë, ju shfaqët interes të jashtëzakonshëm dhe përkushtim maksimal për të vazhduar mësimin nga distanca bashkë edhe me ndihmën e prindërve tuaj, dhe unë nuk kam asnjë dyshim se nuk keni ngecur aspak mbrapa me mësime. Andaj, ju përgëzoj për sukseset e arritura dhe dituritë e fituara! Ju dëshiroj pushim të këndshëm deri në fillimin e vitit të ri shkollor, me shpresë se do të rikthehemi në bankat shkollore! Në ndërkohë ju sugjeroj që gjatë pushimit të lexoni libra, romane dhe lektyra si dhe të merreni me aktivitete sportive, ndërsa semimaturantëve dhe maturantëve u dëshiroj suksese në regjistrime!”, shkruan Ademi.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago