Categories: Uncategorized

75 mijë veta gjatë viteve të fundit kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut

Derisa shqetësimet e organizatave për të drejtat e njeriut dhe Avokatit të Popullit janë se Maqedonia e Veriut shumë qytetarëve nuk i jep nënshtetësinë, edhe përkundër plotësimit të kushteve, por nga ana tjetër janë me dhjetëra mijëra qytetarë që kanë hjekur dorë nga kjo nënshtetësi.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, 74.946 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë hequr dorë nga nënshtetësia e vendit të tyre, duke marrë nënstetësi në vendet e Bashkimit Evropian. Vendet ku më së shumti kanë marrë nënshtetësi janë: Italia, Zvicra dhe Gjermania, por edhe vende të tjera, përcjell INA duke u thirr në raportin e EUROSTAT.

Vetëm në vitin 2018, vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë nënshtetësi deri tek 672,270 shtetas të huaj. Shumica prej tyre nga Marokut – 67,156, pastaj nga Shqipëria – 47,441 dhe Turqia – 28,386.

Në dhjetë vitet e fundit, gjithsej 29,428 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë marrë nënshtetësi italiane. Rreth 14,000 e kanë bërë këtë në tre vitet e fundit, me një rekord prej 6.771 personave në vitin 2016. Pas Italisë, vendi i preferuar është Zvicra, ku nënshtetësi në 10 vitet e fundit kanë marrë 16.935 persona më pas vijon Gjermania me 9,333 persona. Statistikat e Eurostat tregojnë gjithashtu se në vitin 2008 numri më i madh i qytetarëve maqedonas morën nënshtetësi në Bullgari – 3.637, pas së cilës numri statistikor zvogëlohet ndjeshëm dhe varion nga 400 në 200 qytetarë. Nga rajoni, në vitin 2018 më shumë qytetarë ka humbur Shqipëria respektivisht rreth 47,441 banorë. Shumica prej tyre, rreth 51 përqind kanë marrë shtetësi greke,kurse 46 përqind shtetësi italiane. Gjatë vitit 2018 shtetësi evropiane kanë marrë gjithsej 8,693 banorë të Serbisë. 28.5 përqind në Gjermani, 23.5 përqind në Itali dhe 14.6 përqind në Suedi. Nga Kosova shtetësi evropiane kanë fituar 7,979 qytetarë. 48.2 përqind në Gjermani, 27.1 përqind në Itali dhe 7.1 përqind në Austri.
(INA)

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

14 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

30 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

52 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

1 hour ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago