Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për gjashtë viktima të reja nga koronavirusi i ri, 225 persona të infektuar dhe 96 të shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 1.694 mostrave në gjithë vendin.
Sipas të dhënave të publikuara, tre nga viktimat janë nga Shkupi, të moshës 63, 71 dhe 83 vjeç dhe nga një në qytetet e Tetovës, Prilepit dhe Manastirit.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 749, shumica e të cilëve janë nga Shkupi, Kumanova, Prilepi, Struga dhe Tetova.
Sa i përket të infektuarve, numri më i madh është regjistruar në Shkup, gjithsej 96 persona, në Tetovë janë shënuar 15 raste, në Koçanë 17, Strumicë 11 ndërsa numër më i vogël në 20 qytete.
Deri të premten në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 18.363 persona, prej të cilëve 15.164 janë shëruar ndërsa aktiv janë edhe 2.450 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Komisioni i Sëmundjeve Infektive po shqyrton situatën pas rritjes së rasteve të të infektuarve me koronavirus.
Autoritetet kanë bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse ndërsa kanë paralajmëruar se në rast të nevojës mund të vendosen masave kufizuese, si vendosja e maskave në hapësirat publike, kufizim të udhëtarëve në transportin publik dhe në restorante dhe lokale tjera.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…