Momentalisht në vend ka 572 raste aktive me koronavirus. Deri tani janë shëruar 852 persona, dhe humbën jetën 82 të tjerë.
Nga 16.997 testime për Covid-19, 1506 raste rezultuan pozitiv për Covid-19.
Tani më në gjashtë qytete, duke përfshirë Dibrën, Strumicën, Gjevgjelinë, Probishtipin, Radovishin dhe Demir Hisarin nuk ka raste aktive me Covid-19.
Gjatë ditës së djeshme, ISHP-ja regjistroi 45 të shëruar, një të dekur dhe 15 të infektuar të rinj ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive për herë të parë që nga epidemia, në 24 orë, nuk ka pacientë të rinj apo të dyshuar me Covid-19.
Gjatë ditëve të fundit kemi më tepër persona të shëruar se sa raste të reja me coronavirus.
Që nga fillimi i epidemisë, në Dibër u regjistruan 51 raste ku 47 prej tyre u shëruan dhe 4 persona humbën jetën. Në Radovish dhe Gjevgjelia kishte nga 4 raste, në Strumicë dy, në Probishtip 2, kurse në Demir Hisar një rast. Në këto qytete nuk ka të vdekur nga Covid-19, ndërsa të gjithë të infektuarit tashmë janë shëruar.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…