Nëse respektohen masat dhe qytetarët qëndrojnë në shtëpi, në rastin më të mirë deri në 10-15 prill numri maksimal i të infektuarve me COVID-19 në Maqeodninë e Veriut do të jetë 570.
Në rastin më të keq numri i të prekurve me virusin korona mund të arrijë në mbi 3 mijë persona. Në këto përfundime ka dalë profesori universitar Dashmir Ibishi i cili duke analizuar të dhënat zyrtare përmes softuerit kompjuterik ka bërë parashikimin se sa mund të përhepet COVID-19.
None found
Dashmir Ibishi: Deri sot për fat të keq kam parashikuar të ketë 200, dhe dje Ministri dr.Filipçe tha se kemi 201!. Apeli më i madh është që të izolohemi, vetëizolohemi, që të mos ketë shpërthim. Me startin që kemi tash për fat të keq…
TV21: Çfarë thonë prognozat deri më 10 prill, me që e përmendët si datë?
Ibishi: Rritjet thuajse ditore do të arrijnë nga 20 deri 30, dhe nga 10 prilli pastaj fillon kurba të ulet dhe do të fillojë të bie numri i të infektuarve në qoftë se i marri parasysh masat që ka amrrë qeveria dhe masat që do të merren në të ardhmen. Por deri më 10 prill me ndihmën e programit softuerik unë parashoh që në RMV do të arrijmë mbi 500 të infektuar.
Sipas prognozave matematikore të profesorit Ibishi rënia e numrit të të infektuarve do të fillojë nga 10 prilli. Por a mund të parashikohet se kur kjo epidemi mund të marrë fund?
“Parashikimi është i pikut ndërsa fundi pastaj çdo ditë me rënien e rasteve ne mund të mbërrijmë diku nga fundit i prillit që të mos ketë asnjë rast të ri, ose maksimum 10 maj që të mos ketë asnjë rast të ri. Pastaj rekomandimet e OBSH-së thonë se edhe kur piku ëhstë zero, masat duhet të vazhdojnë deri në afat të caktuar sepse ekziston rreziku i personave që virusin e kanë të inkubuar”, tha profesori Dashmir Ibishi.
Edhe në rang botëror, profesori i matematikës nuk beson në parashikimet se gjendja do të qetësohet në fund të majit. Kjo për shkak se siç pohon në disa shtete sapo ka nisur shpërthimi në masë i COVID-19. Apelon për izolim, si e vetmja armë që bota ka për momentin për ta luftuar virusin vdekjeprurës.
Pas përfundimit të seancës plenare, nj grup vajzash protestuese po prisnin të dilnin deputetët nga parlamenti, jashtë perimetrit të sigurisë.…
Tirana - Dinamo LIVE Tirana 0 – 0 Dinamo 1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Dinamo [...]Read More...
Iliria Fushë-Krujë - Flamurtari LIVE Iliria Fushë-Krujë 0 – 0 Flamurtari 1’ – Nis sfida Iliria e Fushë-Krujës – Flamurtari [...]Read…
Barcelona e ka identifikuar mungesën e efikasitetit në presionin e lartë si problemin kryesor taktik në dy humbjet e para…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot mbajti fjalim në aktivitetin qendror me rastin e Ditës Botërore të Goditjes në Tru,…